• |
ide | kryesore

Champions, nga çerekfinalet “one shot” tek Final Four: plani B i Ceferin penalizon klubet shqiptare

-Instant, F1, Sport



Mbledhja e ekzekutivit Uefa parashikuar për në 27 maj, shtyhet për në 17 qershor, zyrtarisht për motive formale, që do të thotë vonesa e disa qyteteve për të konfirmuar disponibilitetin për të pritur Europianin e zhvendosur: çështje impenjimesh organizativë që i mbivendosen atyre futbollistike. Mes tyre Mynihu, Kopenaghen e Amsterdam. Ndërkohë, Italia e federatat e tjera në vonesë për rifillimin do të kenë pak më tepër kohë (deri në 17 qershor) për të komunikuar tek Uefa datat, formatin (përfshirë hipotezën playoff) e modalitetin e përfundimit të kampionateve. Sidoqoftë, organizmi qeverisës i futbollit europian, me presidentin Aleksander Ceferin, në ekzekutivin e ardhshëm do të diskutojë planin B për të adaptuar formulën aktuale të Kupave në rast të vonesave të mëtejshme. Edhe pse mbetet shpresa që të arrihet të kompletohet Champions e Europa League pa ndryshuar formulë.

HIPOTEZA CHAMPIONS
Do të luhen rregullisht katër kthimet e 1/8 të mbetura pezull, pastaj nisin shkurtimet: cerekfinalet me ndeshje teke plus Final Four në Stamboll, me dy gjysëmfinalet në garë teke e finale në harkun e katër ditëve. Totali i ndeshjeve: 11 e jo më 17. Natyrisht gjithcka me dyer të mbyllura. Idea është ajo për të diskutuar ndeshjet teke të cerekfinaleve në shtëpinë e klubit me koeficientin më të mirë të Uefa-s. Kjo zgjedhje do të penalizonte Atalantën, 50° në renditje e kështu pas gjithë rivalëve të mundshëm, e pjesërisht edhe Napolin (gjithnjë nëse kalon Barcellona), 16° në hierarki dhe vetëm para bergamaskëve e Leipzig. Për sa i përket Juventus (5°), nëse kalon Lion do të luante jashtë fushës nëse do të përballej me Real, Atletico, Barca ose Bayern, që janë përpara në renditje; në Stadium në gjithë rastet e tjera, duke qenë e pozicionuar më mirë edhe se Manchester City e PSG. Formula e ndeshjesh unike në shtëpinë e atij që ka koeficientin më të mirë do të përfshihet edhe në raundet pareleminatore verore të nevojshme për të hyrë në kupa sezonin e ardhshëm, gjë që natyrisht penalizon klubet shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *