• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo në Continassa pas dy muajsh: teste e vizita mjekësore për portugezin

-Instant, Sport



Eshtë dita e rikthimit të Cristiano Ronaldo në Continassa. Pas mbërritjes së tij në Torino në fillim të muajit, portugezi ka qendruar për 14 ditë në karantinë, sipas rregullores, në vilën e tij mbi kodra në kryeqendrën piemonteze. Tani ka ardhur moment për tu kthyer në stërvitje në qendrën sportive të Juventus e CR7 mezi po pret. Sulmuesi është rikthyer në bazë në orën 9.21 të mëngjesit të sotëm pas dy muajsh mungesë: u largua nga Italia në 8 mars, menjëherë pas suksesit kundër Inter.

E prêt natyrisht një ditë intensive. Në fillim do të kryhen testet dhe vizitat mjekësore të nevojshme për ta riparë në fushë, pastaj, sapo të ketë marrë aprovimin, mund të punojë me shokët e skuadrës. E sigurtë se puna për rigjetjen e formës fizike nuk do të jetë e gjatë, duke parë se është mbajtur në formë ndërsa ishte në Madeira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *