• |
ide | kryesore

Der Standard/ Shembja e teatrit, grusht shteti në kohën e koronavirusit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Adelheid Woelfl, Der Standard/ Makineritë e rënda, që rrëzuan muret, erdhën natën e së shtunës. Pas dy vitesh konflikt, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u shemb brenda natës. Kryeministri socialist, Edi Rama triumfoi. Burri, që pëlqen të mburret në qarqet artistike, ka bërë fushatë për shumë vite për shkatërrimin dhe ndërtimin e një teatri të ri.

Partia Demokratike konservatore e opozitës e instrumentalizoi protestën kundër prishjes në muajt e fundit, gjë që sigurisht e ka bindur Ramën edhe më shumë për të shkatërruar teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë rregullisht në rrugë që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Zyrtarët morën disa prej njerëzve që protestuan. Ata e përshkruajnë qeverinë e Ramës si një ‘diktaturë’, të tjerë flasin për një ‘bandë mafioze’. 15 organizata nënshkruan një deklaratë ku kritikuan dhunën dhe shtypjen policore në rritje, veçanërisht kur mungon një opozitë dhe sistem gjyqësor funksional.

Grusht shteti natën në kohërat e koronavirusit

Në fakt, rasti i aksionit te Teatri Kombëtar ngjason fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga autoritetet serbe, të cilat në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në lagjen historike Savamala në Beograd. ‘Njeriu i fortë’ i Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘njeriu i fortë’ i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkëqinj në rajon për sjelljen e tyre autokratike edhe në fusha të tjera. Dhe sigurisht që Rama e dinte se gjatë pandemisë, kur zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë të zbatonte vullnetin e tij.

Ndërtesa e teatrit u krijua nga arkitekti italian, Giuglio Berte në vitin 1939 dhe ishte fillimisht një si kazino oficerësh për ushtrinë italiane. Nga viti 1947 shërbeu si Teatër Kombëtar. Ajo i përket një asambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata arkitektësh dhe disa regjisorë kritikuan shembjen, jo vetëm për shkak se duhet mbrojtur si monument, por edhe prej një ligji të çuditshëm, shmangies së garës dhe mungesës së një plani për teatrin e ri. Sipas planeve, ndërtesa e re duet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyrash- në çdo rast, qytetarët do e humbasin hapësirën publike.

Masa shtypëse

Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen një krim moral. Delegacioni i BE tha- si zakonisht me dyllë të butë- se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu- përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohërat represive. Kështu u nxorën rregulla për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Mund të shkoni në burg nga 2 deri në 10 vite. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vite.



9 Comments

  1. Ka degjeneruar në dhunë protesta e Aleancës për Teatrin.

    Disa qytetarë i kanë kërkuar në kor kryedemokratit Lulzim Basha që të largohet, duke e konsideruar si tradhëtar të kauzës.

    Fill pas këtyre thirrjeve, drejt qytetarëve janë vërsulur një sërë simpatizantësh të Partisë Demokratike, duke i dhunuar.

    Ishte ndërhyrja e regjisorit Robert Budina ajo që qetësoi situatën.

    “Të gjitha palët politike kanë të drejtën të gjejnë mënyrat se si mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Nuk ia kemi mbyllur asnjeriu derën e Teatrit dhe nuk ia kemi refuzuar të drejtën për të shprehur mendimet e veta.

    Këtu do të flasin mbrojtësit e teatrit, ndaj kemi bërë listën vetë se kush do të flasë, për të eleminuar keqkuptimet”, tha Budina.

  2. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.Kush e vodhi pasurine kombetare te kinostudio shqiperia e re,na i tregoni ju te lapsit,salih-meta-basha

  3. Ne serbi ka nje greve urie te deputeteve kunder autokratit vucic Ne media shqiptare ska pasqyrim Apo sdoni Te vini Lulin dhe monenen ne siklet

  4. Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

    Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

  5. O i ores 15:22 pret ndonje koment llogjik nga budallenjte? Atij kane ndenjur dy jave per t’i mesuar se si behet copy-paste. Tani qe e ka mesuar, hajde beje te ndaloje…

  6. Por, ajo që të bën përshtypje, është fakti se Berisha mban me vete tri badigardë të fuqishëm.

    Ajo që nuk kuptohet, është fakti se përse Berisha mban kaq shumë njerëz pas vete kur del në publik dhe kush i paguan ata, pasi tashmë ai është thjesht një njeri civil, që nuk ka asnjë post publik.Shkoni palloni motrat ju cecenet e salihut ketu lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *