• |
ide | kryesore

Dhuna tek Teatri/ Sandër Lleshaj reagon ashpër ndaj opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagon për herë të parë pas akuzave të forta të opozitës, artisëve dhe shoqërisë civile ndaj Policisë së Shtetit, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Teksa vlerëson maksimalisht punën e policisë, e cila sipas ministrit, punon pa urdhra nga politika, por vetëm përmes ligjit, Lleshaj jep edhe një mesazh të fortë për opozitën.


“Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.

Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta. Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot”, shkruan Lleshaj mes të tjerash.

Mesazhi i plotë i ministrit të Brendshëm:

Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm.

Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?

Unë për vete e kam pranuar këtë sfidë të identifikimit edhe me policët e Shqipërisë. Dhe nuk jam zhgënjyer prej saj.

Përgjatë një viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjatë muajve të një flame që gjunjëzoi planetin, ata kanë qëndruar në këmbë, në shërbim. Të heshtur, profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.

Kur të gjithë sistemoheshin në këndet e shtëpive të tyre, për të ndjekur nga TV “ndeshjen” e radhës të politikës së rrugës, ata rreshtoheshin përballë batareve të molotovëve dhe kapsollave, kur të gjithë interesoheshin për më të dashurit e tyre gjatë tërmetit, ata kujdeseshin për të tjerët, kur të gjithë mbylleshin në shtëpi me familjen për t’iu shmangur valës së pandemisë, ata ishin në zemër të vorbullës së saj.

Ata e lënë përherë familjen, kur të tjerët rendin drejt familjeve të tyre në ditë të vështira.

Pavarësisht kushteve, ata kanë arritur të sigurojnë parametra të sigurisë dhe rendit publik, që janë më të mirat në historinë e vendit dhe shumë pranë mesatareve europiane; kanë arritur të fshijnë njolla të mëdha nga portreti i Shqipërisë; kanë kontribuar thelbësisht që vendi të bëjë hapa të rëndësishëm drejt Europës.

Dhe në fakt janë po ata që kanë qenë edhe dje edhe pardje.
Megjithatë diçka ka ndryshuar. Rrënjësisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plotësisht.

Dhe një ndër arsyet themelore për këtë është fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vetëm me ligje.

Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale.

“Urdhri” i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë policisë që të bëjë vetë interpretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj.

Nga ana e tij, Ministri kujdeset që, së pari të japë me shembullin e tij një model të mirë të ushtrimit të përgjegjësisë publike, së dyti që policia të udhëhiqet drejt një kursi transformimi dhe modernizmi dhe, së treti, që ajo të mbikqyret gjatë plotësimit të misionit të saj ligjor në përputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetutën.

Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.

Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta.

Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot.

Njëri prej këtyre shprehej edhe kundër Ambasadës së SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur qëndrimin e duhur për shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet për vijimësinë e Shtetit Shqiptar!!!

Po! Fatkeqësisht po! Shqetësimi i tij ishte vijueshmëria e Shtetit Shqiptar.

Në të vërtetë, shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Amerikës, pikërisht për këtë qëndrim “të ngurtë” dhe që nuk ndryshon kurrë, në mbështetje të vijimësisë së Shtetit Shqiptar, tashmë pjesë edhe e NATO-s.

Përgjatë tri dekadave të fundit ka pasur shumë tentativa për ta ndërprerë këtë vijimësi shtetërore, për t’i rrëzuar institucionet në emër të demokracisë. Kjo lojë tinëzare, e veshur me një mantel të rremë sloganesh “demokratike”, për fat të keq, ka dhënë edhe rezultate katastrofike.

Vijueshmëria e Shtetit Shqiptar, që në terma konkrete është vijueshmëria e institucioneve të tij, është interesi kombëtar numër një i shqiptarëve. Kontributi maksimal e pa kushte për këtë është detyra e çdo shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti.

Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr, dhe as nuk është stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më mirë, ndonëse ka po ata policë, që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre.

Ka jo pak vetë që pyesin se si është e mundur kjo? Si është e mundur që të njëjtat struktura, me të njëjtit njerëz, që dikur shpërbeheshin, sapo të fillonin goditjet e para nga grupet e keqpërdorura, sot funksionojnë dhe bëjnë detyrën, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari?

Është e thjeshtë përgjigja.

Sot ata munden pikërisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit.

51 Comments

  1. gjeneral nqs ndihesh i lodhur e i braktisur nga zografi jep doreheqjnen , ose ne te kundert shporru , kriminel dhe taleban je dhe pike ,o idiot ushtarak

    1. çfarë turpi dhe zhgënjimi na dole z. Lleshi. Kur erdhe ti pas Tahirit/Xhafajt menduam se nje intelektual mirditor me gjak të pastër shqiptare dhe me etike ushrake do na rikthente besimin, por jo! Çfarë zhgënjimi z. Lleshi!! Na preve në besë!

      1. Mos i diferenco shqipetaret nga “gjaku”..Nese thua qe tahiri apo xhafa nuk kane qene shqipetare(pavaresisht cfare bene) atehere dije se shqiperia nuk mbyllet ne humbjet e mirdites..Deri tani ndonje burre te famshem nga mirdita nuk kemi pare..

      2. Po si more harrove Preng Bibe Doden?! princ i Mirditës, minister i jashtëm ne qeverinë e Princ Vidit, udhehoqi revoltat kunder osmaneve ne aleance me Isa Boletinin, firmëtar e aktit te pavarësisë. I vrare ne pabesi nga Kryeministri i ardhshëm i Jugosllavisë Nikola Pashic! Por ste ve faj qe se njef se niperit e Nikola Pashicit qe na qeverisin sot na e kan fshire memorien! Vaj medet per ne!

  2. Je qenia me e ndyre qe ekziston ku pamja fisnike nuk te perngjet fare me ate shpir tin e zi. Vetem dymije trupa te rreshtuara reth teatrit MJAFTOJNE SI DHUNE E SI TERROR.

  3. Ik o Lesh spiuni!
    Ik o qelbanik ,se Po te perdorin si mish per top mafiozet ne pushtet , je shume shume i TRASHE qe ta kuptosh !
    Do te bien gjynafet e Zef Pellumbit e te tjetereve qe i keni spiunuar brez pas brezi .
    IDIOT 🤮🤮🤮

  4. Ik o Lesh spiuni!
    Ik o qelbanik ,se Po te perdorin si mish per top mafiozet ne pushtet , je shume shume i TRASHE qe ta kuptosh !
    Do te bien gjynafet e Zef Pellumbit e te tjetereve qe i keni spiunuar brez pas brezi .
    IDIOT 🤮🤮🤮

  5. KY SANDER LESHI ESHTE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA,..E SHIKUAM TE GJITHE SE SI E SULMUAN Alfred LEKEN,KURSE ATA DREJTORAT E DROGES SE SAIMIR TAHIRIT DHE FATMIR GERON XHAFAJ IKIN SI TURISTA

  6. Ky në fakt ka thënë një të vërtetë, kjo vemje, kur flet për të drejtat e policëve dhe qytetarëve dhe i krahason ato me ngjarjen e 21 janarit do të thotë që :
    ATA QË ME 21 JANAR SULMONIN POLICINË ME HUNJ SOT JANË VETË POLIC

  7. Kapterr Lleshi,kur ben hesap sa ka hequr me brryla e sterkembesha per t’u ngjitur ne kupole,eshte gati te shese e te vrase edhe baben e vet prej paranojes. I ka gdhendur edhe letersia kesi tipash e karakteresh. Edhe te “Tabir Saraji”(pallati I endrrave) gjen nepunes si ky Leshi me Syze!

  8. KY BYTHEC I KEQ QE BEN SI PROFESOR DO PERGJIGJET NJE DITE PER DHUNEN E USHTRUAR NDAJ ARTISTEVE DHE NDAJ RINISE NE MES DE DITES ! ME ZE DHE ME FIGURE !

    KY HALE E HALEVE RAMA DHE VELIAJ VAZHDON PROVOKON SHQIPTARET NE MENYREN ME TE NDYRE !

    ORE KAFSHE TE KANE VENE ATY TE JESH SHERBETOR I KETIJ POPULLI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. EThem Lalaj i paemri,te q…te AZIA KOMPLET,gruan dhe vajzat.
      E mbron Leshin se e ke shok ushtrie,jo asaj shqiptare, ushtrise socialiste.

  9. Ti qe thua “Ti hani mune gjeneralit” koment pas komenti, me sa duket e paske provuar murin e tij e te paska pelqyer, qe ua rekomandon te gjitheve 😉

  10. Or ti i pa emer qe te ngeli muti i gjeneralit ne goje po motren ku ta kesh se na cave kerin , po nuk te pelqejne komentet mos u fut fare ne kete portal , e boll se na cave kerin mutin haje dhe e pac haram se ju race kurvash jeni mesuar qe te shisni me gra e motra vetem partine ta keni te forte

  11. Ky pleh qe i duket vetja cub,i fshehur pas uniformave te policise eshte vrases ?!Ka vrare fiks te bijen e tij me makine !Me makinen e punes,te min.mbrojtjes dhe sot nuk ka as shpirt e as zemer,eshte thjesht nje vrases dhe imagjinoni kur vret te bijen ?!Lehtesimin e shpirtit te tij te ndyre,nuk ka zot ta shpetoje !Eshte vrases !Pyeteni se si ka ndodhur vrasja e se bijes dhe pastaj do ta kuptoni cfare sketerre shpirti ka ?Po,turpi i madh qendron te nje e vertete e madhe qe kadareja ua ka propozuar per president partive politike ,nepermjet wdvin rames ?!Zoti i madh,lidhet mafja ne kohe me fashistet eter te tyre !
    V.O Aleksander Lleshi,meqense je kaq cub,dil i lire ,ec rrugeve te tiranes,frekuento kafet apo qendrat tregtare !Kurre me…………,ike dhe vete qen,biri i qenit!Gjaku dhe dhuna e fashisteve te arave te hashashit te tepelenes e lumit te vlores nen uniformen e policise se shtetit,nuk harrohen kurre ,Aleksander !?

  12. Bravo sandro, zhvillimi ecen para, te fandaksurit shohin mbrapsht e qajne per cdo rrenoje te pavlere.
    Vetem dhune joproporcionale sduhet perdorur ne asnje rast. Ne kete aspekt sikur calojme akoma.

  13. Mirditoret jane njerez me vlera historikisht, por duhet thene qe mercenarizmin e kane tradite te vjeter. Edhe Ali Pasha me mercenare nga Mirdita i shkatertoi suljotet. Si Llesh kimiku ashtu dhe sekretari i tij i pergjithshem Ndreca jane gjetur nga Rama si dy mercenare-sejmene (yesmen) te bindur qe per ca poste dhe para jane te gatshem te therin e mbysin kedo ne emer te Sulltanit te Surrelit. Turpi i vlerave te Midites, shqiptarise e qytetarise jane.

  14. Sander vazhdo perpara une besoj se ke mbeshtet e shumices te populli shqiptar po ke nje njolle qe ke pase Agron Gjekmakajn shoke nje njeri pa as nje vler tani flet lart e poshte si ato grate ose burrat kqine kure ndahen mes vetit nje njeri pa kulture pa dinjite pa bese pa fe te hae buken e te permbyse kupen je ministri me i mir qe Ka pasur shqiprija keto 30 vite suksese ne punone Tate per te gjith shqiptaret

    1. Turp jo per ty po per ate Drjetorin e SHCBA-se. U fry mali e polli nje mi se duhet te ishin pas hekurave ata qe nxorren bandat me uniforme policie dhe pa ID.

  15. Na cate karin me leshin.

    Boni noi cik analize ju kur i botoni??
    apo vari trapin dhe ju.

    Pse kemi kohe me lexu te pergejt qe nxjere nga goja pena mendja leshi??

    Ore gazetare leshi beni nje analize qe te keijojme idene. dhe po sna u mbush mendja me felliqesirat pastaj na jepni link e lexojme vet kur dum me qit zorret kemi sander leshin mero gelbaze lali kellire etj vemje te ndyra …

    Facebook -journalism

  16. Po ckeni me lleshin sikur eshte ppp e kerkuar. I degjeneruari i surrelit e ka vene ne krye te banditeve drogaxhinjve perdhunuesve mafjozve per hesap te vet. Kaq. Ai po ben kryetarin e gangstereve qe prosituojn edhe motrat e tyre per lek ne kembim te kockave qe i hedh nga surreli ai te cilit leshi ja lepin menderin se kete di te beje. Mos prisni gje tjeter prej tyre as sot as neser.

  17. O ju raca kurvash komunista , edhe Enveri keshtu i ngrinte e i ngrinte shoket e tij dhe ne fund te gjithe pa perjashtimi plasi perdhe dhe vritej me shume ai qe ngjitej me lart , nuk e kuptoni qe me kete qe beni duke i bere qefin ketij butakut pa shtylle kurizore po e pomponi dhe ne momentin qe Rama do ta leshoje nuk do kete as bir nene e as bir kurvash nga ju qe ti dale per zot vazhdoni vazhdoni po po e merni ne qafe

  18. Po ti cfar do te na hash neve mor bushter rroc. ….. ti dhe libri jot I shtepise ti more qe ushqehesh me krimbat e bythes se rilndesave .

  19. Na cate karin me leshin.

    Boni noi cik analize ju kur i botoni??
    apo vari trapin dhe ju.

    Pse kemi kohe me lexu te pergejt qe nxjere nga goja pena mendja leshi??

    Ore gazetare leshi beni nje analize qe te keijojme idene. dhe po sna u mbush mendja me felliqesirat pastaj na jepni link e lexojme vet kur dum me qit zorret kemi sander leshin mero gelbaze lali kellire etj vemje te ndyra …

    Facebook -journalism

  20. o legen ,ti je aradhe e asaj pjese te ndyre katolike qe i ndyne ata ,megjithese fytra e dom gjergjit perfaqson engjellin dhe pjesen me te madhe te katolikeve.ti si tom,doshi,prec,zogaj.paullin sterkaj. e disa te tjere jeni jashteqitja e asaj pjese.nuk ka marre urdher nga une dhe partia thote plehra po ata police qe ishin pa numra dhe pa emra qe ushtruan dhune kush i nxori dhe perse.megjithate ne kemi njerez aty brenda policise dhe ja u dime shume prej tyre emrat dhe fytren dhe urdherin qe ke dhene ti per te dhunuar aktoret e aktivistet.ne do tu qime grate,motrat ,cupat ,nenat te cilat i keni kurva do tu .ime dhe ju kerma ne bythe e goje ,do ta shifni ketu do te jemi ,o plehra ,ndyresira.

  21. Minister Leshi, pa gjak ne fytyre, pa zemer. Pse i nxorre policet pa ID o motet qir? E turperove Mirditen or burre kurve. O servil i klasit te pare. Ptu te qifsha robt.

  22. Zoti te godet atje ku te dhemb me shume o l(l)eshi, dhe ty kjo te ka ndodhe, ti kujton se fajin ta kane njerzit por zoti i shikon shpirtat e zinje dhe ja u djeg me shume ate, pra rasti jot nuk eshte fatkeq por denim dhe me sa duket i drejt per ty . Kir mendon se je bo i squt ather e ha tullumin, te hyft vetja ne qef thone shkodranet se hurin e ke te vrima by……

  23. Merru me kriminelet o mut gjeneral qe te kane mbyt vendin se ajo eshte detyra jote, jo me artistet qe nuk I bejne dem askujt. Ptu more rac e keqe ore kazan muti e shurre qe u cove police me automatic sikur po luftoje me ISIS. Por vetem talebanet I trajtojne keshtu artistet ore plehre. Turp turp po ju nuk keni turp e asgje jeni sic e thashe kazan, uturak jeni qe ju perdor ai krimineli I Surrelit si ti doje qejfi.

  24. Te godet shefi komisariatit nje gazetar e ti merresh me opoziten.Emeron servila pa pike kontributi e j nxjerr su qener ne rruge.Bajge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu