• |
ide | kryesore

Zbulohet rilindasi civil që goditi gazetarin Alfred Lela (Foto dhe video)

-Instant, Lajme, Të fundit



Pamjet e dhunimit të gazetarit Alfred Lela, në ditën e shembjes së teatrit Kombëtar kanë bërë tashmë xhiron e të gjitha mediave dhe rrjeteve sociale. Por kamera e televizionit Report Tv ka pasur cilësinë dhe kënëdin më të mirë për ti treguar publikut, jo vetëm dhunën mizore të gazetarit nga policia, por edhe goditjen e tij nga një person civil deri më tani i pa identifikuar. Më në fund ka qenë vetë gazetari që duke pyetur burime mirëdashëse në polici ka zbuluar identitetin e dhunuesit që dukej në pamje si pjestar i një falange banditeske.

Ai quhet Altin Lila dhe aktualisht mban postin e shefit të komisariatit nr 5, i cili më parë ka qenë shef në sektorin e vrasjeve në drejtorinë e policisë Tiranë. Lela ka rrëfyer kështu në Top Story këtë episod: “Kapërceva atë gardhin e shenjtë të Altin Lilës, se kështu quhej ai zotëria civil. Se më kërkojnë mua dokumentin e identifikimit, që duan apo s’duan jam person publik dhe shefi i komisariatit numër 5 pa asnjë lloj distinktivi, pas asnjë mjet identifikimi më dhunoi, pra një zyrtar i lartë i policisë. I kam marrë emrat e të gjithëve jo se jam bërë gati të qis pushkë por se dua të ndërtoj një skedë. Kam ndërmend ta hedh në gjyq policinë e shtetit. Kam ndërmend ta çoj në DASH kam folur me disa organizma europianë dhe s’kam ndërmend ta lë këtu. Më kanë parë aq shumë policë atë ditë sa nuk më kanë parë gjithë jetën”, deklaroi Lela.

©Lapsi.al

 



20 Comments

  1. Kam nje lloj infoje te pavertetuar qe ky Lela eshte edhe shtetas amerikan. Nuk po them se do vijne marinsat, por ndonje lloj nxitje per t’u hetuar si ngjarje edhe mund ta japin.

    1. Infoja eshte e sakt . Edhe pse une jam 100% me Lelen sepse beri nje xhest fisnikerie (mbrojti nje grua) , amerikanet ne te tilla raste nuk te mbrojne sepse ata vete jane me brutal ne te tilla raste . Jo me kot ambasadat te lajmerojne me pare qe te rrish larg .

      1. Se sa brutal jane amerikanet kjo u pa kur u futen qytetaret me arme ne krah ne “parlamentet” e disa shteteve Amerikane per te protestuar per masave ndaj virusit (ne disa nga shtetet eshte e paligjshme te dalesh me arme ne sup). Ti ke te drejt, ata jane brutal, por jo ne te gjitha rastet. Kushtetuta Amerikane prandaj i lejon armet qe mos te kete mundesi te jete qeveria e dhunshme me popullin (nuk eshte se po bej krahasim me Shqiperine).

  2. DUHET TE JETE MIK I EDI RAMES DHE SAIMIR TAHIRIT,KY TRIMI LE TA KAP AGIM KAJMAKUN OSE TE KAPTE PA IKUR SI MIU GERON XHAFAJ

  3. o Altin prape me ate xhakete ti? Po shko more vishu si njeri se jot shoqe i ben zbor karit dhe ka leke me te thy koken

  4. Idiotizmi i ka mbulu mendjen disave ne keto komente, por e kane se kane partishmeri, e se kete ua kerko partia, e andaj kemi ecur shume perpara ne se kemi te tille njerez qe edhe nje gazetar qe rrihet e diskretitohet nga policia, i hidhen ne fyt, pavaresisht se kush eshte, etj etj, pra, a e kuptoni vehte e kohen qe jetojme, apo vetem pushtetin njihni ju injorante, qe sipas komenteve, jeni te perditeshem e shpreheni me shume ne gare se kush eshte me servili me pushtetin. Eshte nje turp qe duhet tu mbuloi, sepse, nese i thoni vehtes POULL, duhet te ini ne opozite me qeverine, e qeverite, andaj, nese lexon komente, e kunder venije, vetem ketu shikon e degjon, e kjo verteton se sa na kane percare, e punuar per te na mbajtur keshtu keta bandite, mafioze, drogmene qe ju i duartrokisni, e i votoni per nje thes miell,,,,,E, ckuptim ka jeta? Vetem te shitur, te percare, te blere, e tradhetare, kriminele te njeri tjetrit, e kure,,,,kur jemi pa buksa, pa pune, ne mjerim, ne s;kamje,,,, e ne mes nesh gjinden zuzare sherbetore qe me shume na vrasin’ e na shajne ne komentueseve se sa atyre qe po u marrin jeten e shpirtin pa e kuptuar ende. Thirrini mendjes, jeten e ke per vehte, per familjen e shoqerine, e ate duhet ta jetosh, por nese je me padrone, e horra pushtetare qe po roberojne nje popull qe fle e se kupto, atehere e ka fain vete.

  5. Hajdeni tek Komuna e Parisit se aty e shikoni çdo ditë e parkon edhe makinën në rreth rrotullim pa asnjë problem

  6. Sa mire do besh ta cosh deri ne fund Per vehten tende dhe per te gjithe ata qe keta horra rrugesh pisa ordiner kane mare ne qafe. Keta kellira zhytur ne llum e ne lek llumi.

  7. Asht gja e mire qe u identifiku Altin Lilaj.Zoteria tha qe do t’a denoncoje me nji akt padi per perdorim dhune.
    Po ma vone…Me pas…!?
    Ne cilen gjykate???Ne gjykaten e talebaneve socialfashist???
    NATEN E MIRE O POPULL.

  8. Great site to review. Worth the time. Do YOU know a College Student? More help with their class assignments needed than ever before. Tell them about Essays Unlimited. They can solve this problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *