• |
ide | kryesore

Flet në VOA i riu që u shkel nga policia dhe arsyeja pse refuzon të tregojë duart

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Tiranë, Blendi Shahu është njëri nga të rinjtë e shumtë, që policia arrestoi të dielën gjatë protestave spontane të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai është një artist i ri, student i pikturës në nivelin master, dhe bashkë me shoqërinë e kursit po përpiqen të organizojnë një ekspozitë me krijimtarinë e tyre të parë.

Por shembja e Teatrit Kombëtar të dielën i tërhoqi studentët e arteve afër vendit të ngjarjes, ku shpejt e gjetën veten me fytyrë në asfalt dhe me prangat e policisë në duar.

23-vjeçari Blendi Shahu sapo festoi ditëlindjen me familjen në kushtet e karantinës pak ditë më parë.

Ai ka studiuar në Liceun Artistik për pikturë dhe pas mbarimit të nivelit Bachelor të studimeve në Universitetin e Arteve, tani është në vitin e parë master në degën e pikturës.

Blendi ka disa vite që krijon dhe përpiqet bashkë me shokët e kursit të organizojnë ekspozita të përbashkëta, si çdo artist në fillim të karrierës. Por të dielën ai u bë njëri nga të rinjtë që u arrestuan gjatë protestës.

“Dalja jonë atje te tubimi ishte pas lajmeve që pamë në mëngjes, se natën asnjë nuk e mori vesh se çfarë kishte ndodhur. Dolëm thjesht si qytetarë. Pamë atje shumë shokë të tjerë, që natyrisht do t’i mbështesnim. Ishte kauzë fiks për ne si studentë artesh, dhe jo vetëm për ne. Qëndrimi ynë aty ishte krejt paqësor. Madje ishim në momentet e fundit të protestës simbolike, dhe për pak minuta do të iknim vetë, por policia erdhi dhe na largoi me forcë. Ne nuk e kundërshtuam me forcë policinë. Ishim të ulur paqësisht në rrugë për të shprehur simbolikisht një mendim tonin. Ka dhjetëra filmime që tregojnë se ne ishim aty krejt paqësorë” – tha ai.

Blendi refuzoi t’i tregonte para kamerës shenjat e prangave që ia pamë nëpër kuçet e duarve, sepse tha që shokët e tij i kishin më keq plagët dhe gjurmët e ndërhyrjes së policisë.

Ai gjatë gjithë bisedës foli më shumë për shokët, që e pësuan më keq dhe janë ende në polici, si Burim Tafalica, se sa për veten. Blendi thotë se shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte një gabim.

“Unë vet personalisht nuk kam patur shumë mundësi të shkoj te Teatri dhe ta ndjek protestën bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Me aq sa kam pasur mundësi i kam mbështetur ata moralisht, edhe në bisedat me miq e shokë, sigurisht. Ajo ishte një ndërtesë e vjetër e trashëgimisë kulturore. Çdo ndërtesë e hershme e trashëgimisë kulturore është e padrejtë të prishet. Shpresojmë të mos kemi më ngjarje të tilla” – thotë Blendi.

Studenti i arteve thotë se përveç shembjes së Teatrit Kombëtar i bëri shumë përshtypje ndërhyrja e policisë në orën 4 të mëngjesit ndaj Aleancës për Mbrojtjes së Teatrit, të gjithë artistë dhe njerëz paqësorë sipas tij.

“Unë besoj se policia ka abuzuar me pozitën e vet në ato momente. Është një abuzim i policisë ndaj gjithë atyre protestuesve. Nuk besoj se atje ka pasur protestues jopaqësorë. Miqtë e mi që ishin aty asnjë nuk është jopaqësor. Ne jemi artistë, student të arteve” – thotë Blendi.

Ai shtoi se në atë tubim të pasdites afër parkut Rinia pjesa më e madhe ishin rreth 20 vjeçarë, dhe ndërhyrja e policisë nuk përputhej me sjelljet paqësore të studentëve.

Policët vetë, tha ai, ishin 3-4 vjet më të mëdhenj se ne, por me gojë thonin gjëra të tjera e me duar bënin gjëra të tjera, ndërkohë që shtynin dhe prangosnin studentët.

“Shpresoj se të gjithë ne që po akuzohemi dhe do të dalim para gjykatës duhet të na ndihmojë dikush. Ne ishim aty për Teatrin dhe më shumë se Teatrin, ishim për kulturën. Nuk mund të lihemi pa mbështetje as unë që hetohem në gjendje të lirë as të tjerët që janë ende nëpër qeli. Dikush duhet të na ndihmojë” – tha Blendi Shahu.

Studenti i arteve thotë se artistët e kërkojnë famën përmes veprave të tyre dhe nuk ishte zgjedhja jonë, tha ai që pamjet e arrestimit tonë të bëheshin virale në internet.

Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit të dielën, policia ndaloi edhe grupe të rinjsh nën akuzat e tubimit të paligjshëm, kundërshtim me dhunë të policisë dhe bllokim rrugësh edhe në mesditë. /VOA



4 Comments

  1. Politikë me gjeste: Pse Lulzim Basha ka nisur të nxjerrë këmishën mbi pantollona?po mire mi bledi se ti qenke dhe student,lexon ti perpara se te flasesh brockulla ne cilin dokument te shtetit shqiptar kjo godine eshte trashigimi kulturore qe mbrohet nga shteti,kur ta gjesh na i trego dhe ne,deri atehere mos na thuaj ato qe I ka thene meta mona basha,salihu nuk e ka thene eshte me kopil se keta ai

  2. Pershendetje per sinqeritetin dhe qe refuzove te viktimizohesh me shume sec eshte e nevojshme. Perfytyroj ndonjerin prej mjaftisteve a G-99-shave ne vendin tend qe do kishin nxjerr edhe bythen e demtuar nga stervitjet me shoket e grupit per te ngjallur keqardhje.Me vjen mire edhe qe edhe pse je artist nuk e ke ate egon e perbindhme qe prodhon monstra si ky qe kemi ne krye dhe qe na e beri peshqesh e njejta akademi.

  3. The word “Illuminati”is called “Open Society” and it is run by a fellow called George Soros and a few other multi millionaires. What is the reason for this organisation? To make themselves even richer. One thing they try do is to destroy the national state. The reason is that IF the world has no borders then there is no customs between countries etc – which make the rich businessmen richer. And if there is a lot of immigration from poor countries to rich countries there will be more competition to get the jobs there are. So the salaries can be dropped. This is the interest of the Open Society. This organisation is doing welfare work also to fool people they are a good organisation. So do not get fooled by that!

    RILINDASIT JANE PJELLE MASONIKE QE DUHEN LUFTUAR DHE ELIMINUAR OSE PERNDRYSHE MORREM FUND SI KOMB

  4. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *