• |
ide | kryesore

Justifikimi i paturpshëm i Maznikut për Teatrin: E prishëm shpejt se mund të shembej këto ditë

-Instant, Lajme, Të fundit



Zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Open” është munduar të mbulojë prapaskenën e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

I pyetur se përse godina u prish pa u zhvilluar mbledhja e paralajmëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Mazniku tha se gjitha ishte bërë me urgjencë pasi kishte nisur frika se Teatri mund të rrëzohej nga momenti në moment!!!

Përgjigja e tij ka shkaktuar të qeshura në studio.

PJESË NGA EMISIONI:

Eni Vasili: Ka evidencë për mbledhjen e Këshillit Bashkiak?

Arbjan Mazniku: Po, mbledhjet janë bërë në e-mail.

Eni Vasili: Pse u shemb të dielën, kur mbledhja ishte lënë për të hënën?

Arbjan Mazniku: U shemb sepse po shembej. Mund të shembej nga dita në ditë. Dhe e prishëm. Ai mund të binte vetë.

Andi Bushati: Këto 5 ditë do të prishej? Do shembej vetë ëëë…? (vë duart në kokë dhe qesh)

Arbjan Mazniku: Po, në ndonjë nga këto ditë. Thuhet në Institutin e Ndërtimit.



11 Comments

  1. BUSHAT, TE LUMTE GOJA !

    ÇIRRJA MASKEN KETYRE VEMJEVE PA PERSONALITET, PA DINJITET, QE JANE NGINJUR ME PARATE E KETIJ POPULLI !

    MAZNIKU ESHTE EDHE ME LEGEN SE SHEFI I VET NDYRESIRE ! I BIE PRA NDYRESIRE E NDYRESIRAVE !

  2. Paaftësia e z. Mazniku ishte e njohur me kohë, por lind një pyetje: pse vlerat historike dhe kultutore duhen prishur, dhe në vend të tyre duhen ndërtuar fëlliqësira të kota që kushtojnë shumë dhe nuk kanë kuptim, nga kërkesa e të paaftëve si Veliaj dhe Rama?!

    1. Shih kur te dalin e te thone se teatri ra vete. Se ata nuk kane gisht. Se aktoret e hodhen ne ere vete per tia lene fajin e tyre. Nuk kane as turp e as frike.

  3. Bushat ky robot i Veliajt eshte komanduar te punoje per nja 30 minuta, se ke shume kalon ne TILT, sic bejne shumica e roboteve.
    Kur jeton vetem me rrena, fillon e beson rrenat e tua!
    Kete beri sot pangolini me mjeker, Mazniku.

    1. ky robot i veliajt me siguri ka marre llokmën e neser benet nje nga ata te fortet qe rrahin e dhunojne pa problem te rinjte shqiptare ne mes te bulevardit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      sot robot, neser hadde mbaje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      kjo rrace e felliqur duhet zhdukur perpara se te behet e patundshme me parate e fituara nga varrmihja e teatrit ashtu siç tha Bushati !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      sot eshte vone, keta jane bere tashme sulltane te koheve moderne !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. E kishin parashikuar ekspertet e Institutit te Ndertimit qe ne 2018 qe do binte keto dite? Apo e thane keta tani qe as e kishin pare teatrin fare. Po keta jane mesuar me vjedhje e falsifikime. Fajin e ka prokuroria e rilindur

  5. E vetmja zgjidhje e kësaj katrahure që ka sajuar Rama, është që prokuroria të kërkojë dorheqjen e Veliajt dhe ai të meret në hetim.
    Janë shkelur në mënyrën më të ndyrë e flagrante të gjitha ligjet që sistemojnë pushtetin lokal, që nga kryetari i bashkisë e deri tek këshilltarët një partiake..
    Nëse para drejtësisë vihen Veliaj, Mazniku e këshilltarët robotë, siç thoshte Shvejku i famshëm, të gjitha rrugët të shpien në Bugjejovice, pra tek Rama që është strumbullari i këtij lëmshi.

  6. O Namyt cfare ke qe ofendon pangolinin e shkrete. Eshte nje kafshe e mrekullueshme jo si ky mashtruesi falsifikator. Ju te lapsit pse nuk beni nje investigim se ku banon ky plehra. Thone se ka nje shtepi luksoze. Beri goxha leke te Mjafti (per ato leke thone u prish dhe me Vilajet Qyrkun ca kohe, ja futi ky) dhe edhe tani nuk po i ecen keq mesa duket. Cudi se nuk i dalin llogarite me rrogat qe ka marre. Apo me kursimet e mamit dhe duke shitur tranguj edhe ky. Po SPAK dhe OFL ku te jene valle, a thua dine gje ata?

  7. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………….hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…… je i modh fare o maznik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *