• |
ide | kryesore

Klopp nuk i trembet mos kurorëzimit të Liverpool: “Ka më keq se të mos jesh kampion”

-Instant, Sport



Anullimi i sezonit do të ishte i “padrejtë”. Klasifikimi i Premier League, në momentin e ndalesës për shkak të emergjencës Koronavirus, thotë + 25 të Liverpool ndaj Manchester City, me nëntë ndeshje ende për tu luajtur. E megjithatë Jurgen Klopp nuk bën drama në lidhje me një ndërprerje përfundimtare të kampionatit: “Ka gjëra më të këqija në jetë në krahasim me mos shpalljen kampionë. Shumë persona kanë probleme të mëdha e shumë kanë humbur jetët”.

“Skenari më i keq që imagjinoj është që dikush të dojë të deklarojë pa vlerë sezonin – ka thënë tekniku e Reds për Kicker – Sidoqoftë ka gjëra më të këqija. Shumë persona kanbë probleme të mëdha shëndeti e ekonomike. Rifillimi? Qendrat tona sportive janë vendet më të sigurta. Askush nuk mund të infektohet brenda tyre”, përfundoi tekniku gjerman i Reds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *