• |
ide | kryesore

Konfirmohet ndarja e Meghan Fox

-Instant, Paparazzi, Slider

Brian Austin Green ka konfirmuar se ai dhe Megan Fox janë ndarë pas 10 vitesh martesë.Ai e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij i cili tha: “Doja që të gjithë ju ta dëgjoni nga unë. Ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë me mua. Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë me të. Ne kemi pasur një marrëdhënie të bukur. Do ta dua gjithmonë. Dhe unë e di që edhe ajo gjithmonë do të më dojë mua. Ne kemi ndërtuar një familje vërtet të veçantë”, u shpreh ai.Green shpjegoi se gruaja e tij dëshironte të kalonte kohë vetëm pasi u kthye nga xhirimet e një filmi.
“Ajo më tha që kur po punonte për projektin e saj dhe ishte vetëm, i kishe pëlqyer vetja dhe sesi ajo ndihej në atë mënyrë. Mendoj që do ishte diçka me vlerë që ta provoja më tha. Dhe unë nuk mund t’i mërzitem. Nuk mund të mërzitem pasi ajo nuk e kërkoi që të ndihej në këtë mënyrë”, shpjegoi Brain.Ish bashkëshorti i Megan Fox ka folur edhe për thashethemet e fundit që dolën se aktorja është parë nën shoqërnë e Machine Gun Kelly. Brian Austin Green tha se ata janë vetëm miq dhe nuk ka vend për dyshime.
“Unë kurrë nuk e kam takuar atë. Megan dhe unë kemi folur për të. Unë i besoj gjykimit të saj”, tha ai.Ndër të tjera Green pranoi që nuk e ka të lehtë ndarjen me të. Madje e shpjegoi se “ka një gropë në stomakun e tij”, por që ai dhe Megan do të mbeten miq të ngushtë edhe pas ndarjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu