• |
ide | kryesore

Lotito lë pa rrogë Strakoshën: përplasje të forta verbale tek Lazio

-Instant, Sport



Ndërsa Komiteti tekniko-shkencor duhet ti japë një përgjigje Figc për Protokollin sanitar të modifikuar, për të nisur stërvitjet kolektive, përgjigje që vështirë se mbërrin sot, shumë presidentë kanë vënë në rend të ditës cështjen e shkurtimit të pagave të lojtarëve. Këtu është përqendruar edhe presidenti i Lazio, Claudio Lotito, që dje ka grumbulluar skuadrën në orën 18.30 në Formello. Dy orë diskutim pa stafin teknik e me tone të ndezura.

Lotito i ka referuar grupit që janë shumë shoqëri, edhe të nivelit të lartë në Serie A, që janë kundër rinisjes së kampionatit. E kështu, presidenti bardhekaltër e ka kaluar debatin në lidhje me shkurtimin e pagave.

Propozimi i Lotito: shkurtimi i një muaji pagash, atij të marsit, me atë të prillit për tu paguar gjatë sezonit të ardhshëm. Një konfrontim verbal që e ka surprizuar shumë skuadrën, sepse kurrë më parë se dje, Lotito nuk e kishte marrë në konsideratë mundësinë, e adaptuar nga shumë klube të tjera, për të prekur pagat e të teseruarve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *