• |
ide | kryesore

Luhet vetëm për Europën: Sormani akuzon për ‘dinakëri’ shqiptare, Luftëtari bën tampone

-Instant, F1, Sport



Stërvitjet kolektive kanë filluar, në vrapimin e futbollit drejt rinisjes së sezonit, pas dy muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Por bashkë më daljet në fushë nuk kanë munguar edhe polemikat, pa përmendur këtu se protokolli dhe zbatimi i tij është një cështje më vete. Kështu nëse një pjesë e klubeve e kanë marrë me sportivitet rinisjen e stërvitjeve (për shkak se kanë arritur objektivin e tyre, ose janë jashtë tyre), Partizani (6 pikë larg Europës në renditje) ka nisur në sulm, me një aludim të teknikut Sormani që është i destinuar të krijojë polemika: “Unë flas vetëm për skuadrën time, por nëse ka nga ato klube që kanë patur mundësinë ti nxjerrin lojtarët të punojnë me topin, atëherë natyrisht që janë të avantazhuar për në datën 3”, ka theksuar italiani i të kuqve, duke kaluar fjalën tek gara për një vend në Europë ku janë të përfshirë Laci e Teuta, por edhe Kukësi.

E ndërkohë, mungesat e të karantinuarve, për ata lojtarë që kanë qenë pranë familjave gjatë kohës së emergjencës penalizojnë mbi të gjithë Kukësin. Shehi, në daljen e parë në stërvitje, pasi shprehu lumturinë për këtë kthim në normalitet, e përmendi këtë disavantazh të Bluve, në krahasim me skuadrat e tjera: “E kemi këtë problem – tha trajneri durrsak – sepse kemi shumë lojtarë që u larguan tek familjet e tyre dhe tanbi duhet të qendrojnë në karantinë. Do të jetë e vështirë të balancojnë dy grupe, një që është më para me përgatitjet dhe tjetrin, por do të mundohemi tia dalim”.

E ndërkohë, testimet dhe tamponet janë pjesa më e rëndësishme e fazës 2, por që duket se seriozisht e kanë marrë vetëm në Gjirokastër. Tampone e testë mjekësore për të gjithë futbollistët përpara rinisjes së stërvitjes kolektive. Kështu ka rinisur Luftëtari përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Bluezinjtë nën drejtimin e teknikut Neritan Novi kërkojnë të respektojnë protokollin, për të mos patur komplikacione të mëtejshme me lojtarë të karantinuar.

Ajo që i shqetëson të gjithë, e natyrisht edhe gjirokastritët, është rreziku i dëmtimeve, me lojtarët që vijnë nga një periudhë e gjatë inaktiviteti dhe duhet të bëjnë llogaritë me një kalendar intesiv. Pikërisht për këtë, të gjithë kërkojnë ti japin ngarkesën e duhur bluezinjve me dy javë me dy seanca stërvitje ditore.

I vetmi klub që ka nisur stërvitjen pa trajner është Flamurtari: me kuqezinjtë që kanë nisur të dëshiruar stërvitjen kolektive në fushën e “Pyllit të Sodës” nuk ka qenë tekniku Marcelo Troisi. Tekniku, që ka mbetur peng i mbylljes së kufijve, pritet të mbërrijë brenda dy ditëve nga Greqia, ndërsa po në këtë periudhë kohe do ti bashkohen skuadrës, që aktualisht stërvitet nga asistenti Dritan Resuli, edhe Gocaj, Sukaj, Sarris e Nebihu. Megjithatë gjëja e parë për tu bërë është vlerësimi i formës fizike të lojtarëve, që për dy muaj janë stërvitur vetëm individualisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *