• |
ide | kryesore

Manchester City, apeli në CAS kundër përjashtimit nga Champions mes 8 e 10 qershorit

-Instant, Sport



Apeli i Manchester City kundër skualifikimit për dy vjet nga kupat e Europës vendosur në 14 shkurt, do të diskutohet në CAS në Lozanë, nga 8 në 10 qershor. Klubi anglez është skualifikuar nga Uefa për thyerjen e rregullores së Fair Play Financiar e rrezikon të qendrojë i përjashtuar nga Champions League në sezonin e ardhshëm. Nuk është e qartë nëse seanca e dëgjesës do të mbahet në Gjykatë apo përmes lidhjes video. Nuk është fiksuar një kalendar në lidhje me verdiktin e mundshëm, që duhet të mbërrijë përpara se skuadrat angleze të fuiten në shortin për sezonin e ardhshëm të Champions.

Ankimimi ishte njoftuar nga klubi i Citizens menjëherë pas komunikimit të dënimit nga ana e Uefa. City, duke u shprehur i zhgënjyer por jo i befasuar nga njoftimi i bërë nga Dhoma Gjykuese e Uefa-s, kishte lëshuar një komunikatë në të cilën pretendonte se do të ndiqte rrugën e një gjykimi të paanshëm sa më shpejt të ishte e mundur e kështu, veprimi i parë do të ishte procedimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *