• |
ide | kryesore

Minë në Porto Romano? Autoriteti Portual Durrës sqaron ngjarjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
zhytes-655x356.jpg

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në lidhje me lajmin se në “Bisht Pallë” në Porto Romano ishte gjetur një mine e Luftës së Parë Botërore.

Përmes një reagimi zyrtar, Autoriteti Portual bën me dije se këto materiale metalike nuk rezultojnë të jenë shpërthyese. Po ashtu mësohet se situata e paraqitur nuk përbën asnjë kërcënim për lundrimin detar në portin e Durrësit dhe operacionet e përpunimit të anijeve vijojnë normalisht.


REAGIMI 
Sqarojmë opinionin publik dhe median se ditën e sotme, gjatë punimeve për thellimin e Kanalit Hyrës në Portin e Durrësit, janë konstatuar disa objekte metalike nën ujë. Pas sinjalizimit ka nisur operacioni i përbashkët rikonjicionit nga Polumbarët e qendrës së zhytjes së Forcës Detare dhe të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës. Ekipet e kërkimit kanë konstatuar, në afërsi të kanalit hyrës, praninë e metaleve të ndryshme, të cilat, për momentin nuk rezultojnë të jenë lëndë shpërthyese. Autoriteti Portual Durrës dhe Forca Detare do të informojnë publikun dhe median për rezultatet e operacionit të kërkimit. Theksojmë se situata e paraqitur nuk përbën asnjë kërcënim për lundrimin detar në portin e Durrësit dhe operacionet e përpunimit të anijeve vijojnë normalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu