• |
ide | kryesore

Përplasja në Open/ Andi Bushati: “Sfida që më bëri live Mazniku. Shikoni me video se kush gënjen”?

-Instant, 2018, Arkiva, Kryesore, Lajme
bushati mazniku



Mbrëmë në emisionin “Open” u përfshiva në një debat herë më shumë të zjarrtë dhe herë me më shumë argumenta, me zv kryetarin e bashkisë Arbër Mazniku, lidhur me mashtrimet e rilindjes dhe shkeljet e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për të mos u zgjatur tezat e mia ishin dy: Së pari se në shumë hallka qeveria dhe bashkia kanë përdhosur ligjet e vendit. E dyta se komunikimi i tyre publik ka qenë i mbushur me gënjeshtra meskine.  

Pikërisht për këtë të dytën u krijua edhe përplasja.

Ndërsa unë po argumentoja se në morinë e gënjeshtave ishte edhe alibia që godina e teatrit përbën rrezikshmëri nga tërmetet, por se kjo qe aq e trashë sa u përgënjeshtrua edhe nga goditjet e forta të fund shtatorit edhe nga ato të fund nëntorit, zv kryetari i bashkisë më ndërpreu.

Ai pretendoi se unë po abuzoja me një Fake News, më bëri një leksion gazetarie dhe më kërkoi publikisht në Top Channel, që të demostroja me prova që të nesërmen (pra sot) se nga drejtuesit e institutit të ndërtimit nuk ishte pretenduar kurrë një gjë e tillë. Më kot unë i përmenda emrin e drejtorit Hysenlliu, ai këmbënguli se kjo qe e pavërtetë (video poshtë). 

Ashtu sikurse shihet edhe në sekuencën e shkëputur nga debati në Top Channel, Mazniku më sfidoi duke më thënë se kishte vetëm dy rrugë ose unë do të kërkoja publikisht të falur (sot) përmes Lapsi.al, ose, nëse sillja prova do të qe ai që do e bënte këtë.

Në fakt, provat nuk ishin të vështira për tu gjetur. Mjaftonte një kërkim i thjeshtë në rrjet dhe ato qenë aty më zë dhe me figurë. Gjatë një mbledhje me arkitektët dhe konstruktorët, sapo Veliaj kishte marrë në dorë manipulimin e situatës, drejtori i Institutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu përmendi në dy raste rrezikun sizmik, si një nga shkaqet se përse godina e Teatrit Kombëtar ishte e rrezikshme.

Po ti shohësh me vëmendje dy videot e mëposhtme Hysenlliu, atëherë kur tërmetet nuk kishin rënë akoma, flet pikërisht për rrezikun sizmik që mohoi mbrëmë, zv kryetari i bashkisë. 

Kjo qe ajo që gjeta më thjeshtë, ashtu sikurse premtova gjatë emisionit edhe me video. Nga kronikat e shtypit më rezulton se të njëjtin qëndrim, pra se teatri rrezikohej nga tërmetet, Agron Hysenlliu e ka mbajtur edhe para komisionit parlamentar për veprimtaritë prodhuese, në 3 korrik 2018. Aty ka qenë i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Eduart Shalsi, ish ministri Ilir Beqja, e disa opozitarë të tjerë që si kishin djegur ende mandatet.

Këtu ai ka deklaruar se me 99% teatri nuk i përballon tërmetet dhe vetëm 1% e ka shpëtuar.

E pra kjo është e vërteta.

Në fakt, ajo është një episod fare i vogël në raport me krimin që u bë me Teatrin Kombëtar. Por unë personalisht insistova ti shkoj deri në fund sfiddës që mu bë për ta përdorur si shembull të vërtetueshëm 100%, se Mazniku mbronte aty një institucion të ngritur mbi gënjeshtrën.

Nëtyrisht unë nuk kam ndërmend ti kërkoj atij, burrërinë e plotësimit të sfidës për të cilën dorashkën e hodhi vetë i pari. As nuk e dua, as nuk e pretendoj ndjesën e tij.

Së pari se e di, që ai nuk gënjeu për hesap të tij. Ishte i detyruar ta bënte për llogari të kryetarit që këtë herë e bën për llogari të kryeministrit.

Dhe së dyti sepse po të kërkoja ndjesë nga bashkia, këtë do ta doja nga Erion Veliaj. Ende e kam të ngullur në kujtesë atë ditë vere të vitit 2015, kur në studion e « Opinion » më pa në sy dhe më tha pa iu dridhur qerpiku : « Qytetarët e Tiranës duhet të më votojnë, sepse me dorën time nuk do të firmos asnjë leje ndërtimi në Tiranë ».

Pasi ke provuar këtë nuk të bën më përshtypje asnjë lloj mashtrimi, sado ulëritës që të jetë ai.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Ata duhen cuar per ndjekje penale per fallsifikim dhe mashtrim, duke i bashkangjitur dy deklaratat e atij lliut, si dhe per shkeljet e tjera qe kane bere per proceduren e shembjes edhe sikur do duhej te shembej.

  2. Cfare merresh me ate robotin e Veliajt?!
    Roboti po e kaloi kohen e programuar te performoje, kalon ne TILT.
    Ti e konsiderove ate si zevendes i zyrtairt Veliaj, nderkohe qe i eshte dashur te largohej dhe te nxirrte ne ekran vete Veliajn, sepse me robotet e Rama-Veliajt eshte e kote te merresh, pasi argumentet i kane mesuar permendesh

  3. C’lodhesh kot or Andi me Maznik te Bashkis,
    ai eshte pjese e stafit te atij Miss Demagogjis,
    atij Lalke Dhjerit qe dikur na paska shitur fiq,
    qe sa here hap gojen e flet vetem rrena felliq,
    nuk punon dot me Dhjerin nese nuk genjen,
    ky Lal Dhjeri te verteten kurre nuk ta rrefen,
    genjen ai vete tok me Mazniket qe mba pran,
    genjen e genjen e trego perralla me mamane,
    si me pension te saj beri dy dasma me nga 600 vet,
    as skuqet as zverdhet kur rren ky surrat meiti ibret.

  4. Ku jane sufllaqengrenesit e PS?! Ju ka ngec ne fut sufllaqja e partise? Cudi qe spo ndihen me komentet e tyre era qepe e lageshtire bodrumi. Kush e di si do jete strategjia e sulmit? Me siguri sulm personal ndaj Bushatit. Le te presim e te shohin sa mut do hane PSufllaqet e komenteve

  5. MAZNIKU ESHTE NJE NDYRESIRE QE NGA PAMJA ASHTU EDHE ÇDO GJE QE NXJERR NGA GOJA E VET E PISTE !

    NGA PAMJA ? SI DERRR !

    HAJDUT, GENJESHTAR ! KY ESHTE SHTETI LIGJOR QE PO NDERTON RAMA PER SHQIPTARET !

    PTUUUUUUUUUUUUU FARË E KEQE !

  6. Nuk e ndiqja Top_Kanalin prej kohesh, per arsye evidente. Rastesisht ndjek kete debat. Me duken te drejta argumentet e Z. Bushati. Ndjej me te vertete keqardhje per punonjesit publike qe u duhet te tradhetojne shqisat dhe vete arsyen. Tashme cdo alibi ka rene. Ne nje kohe ku beteja per opinionin publik behet me cdo mjet dhe cdo forme te mundshme e drejta dhe e verteta jehon mbi cdo mashtrim. Mos u lodhni kot ti hidhni hi syve popullit.

  7. ZOTI BUSHATI TE KAM DEGJUAR SI GJITHE HERE MBREME ,DHE ME FAKTE DHE DETAJE JUA PLASE NE SURRAT thotë:

    JU LUMT BUSHAT ME BERE ZEMREN MAL HAHA HAHA FLM ,I NXORRE LAKURIQ ATE ZAGARIN DHE BYTHLEPIRESIN E LAL ERIT DHE EDI RAMES

  8. E pashe emisionin mbreme dhe po prisja vertete sot qe ti dilte fjala mutnikut, ndjese karnikut te fikut te bashkise. Fati e desh qe si perhere ne perballjet dhe sfidat faktike njeri te dilte burre. Ky muti i bashkise i beri sfide GAZETARIT Bushati, tashme te konfirmuar qe flet dhe debaton me fakte dhe logjike, dhe njeri nga te dy o do hante mut sot ose do kerkonte ndjese. Sfida me duket se u realizua dhe ska nevoje ta zgjas, por do te isha kurioz a do dale ky dylberi i bashkise te thote ndonje brockull tjeter ???? Por kjo nuk ka shume rendesi pasi dihet ca lloj dylberash ka ne bashki, por ajo qe me ben pershtypje sot eshte fakti qe mungojne me komente ata bythqirat e sufllaqeve dhe ridhjersat qe nuk lene lajm pa komentuar. Po sot mesa duket e kane kuptu qe dylberi i bashkise i ka bere mutin edhe atyre. Dilni o komentuesa bythqira te sektit ridhjerje e beni ndonje koment

  9. Dje isha i dyzuar te ndiqja Lubonjen tek News24 apo ju tek Topi . Duke bere zaping , pashe se debati tek Topi ishte me interesant dhe shume me i ndezur prandaj edhe e ndoqa deri ne mesnate te gjithin . Te falenderoj se me bere te ndjehem mire kur jua perplasje ne fytyre te verteten atyre rilindave grabitqare dhe hipokriter . Edhe pse ne disa raste kalove ne vulgaritet te rende per çudi nuk u ndjeva keq perkundrazi . Nga i gjithe ai emision dhe nga te gjitha ato qe u thane dhe ato qe ti the njera ne veçanti ishte superperl dhe qe kryetari i opozites duhet ta vare vath ne vesh nese do qe neser te jete kryeminister . Kur ti me te drejte po akuzoje anetaret e keshillit bashkiak , z.Mazniku nderyri dhe te sfidoje qe ne zgjedhjet e ardhshme po deshe dil , konkuro dhe fito nese je kaq i zoti .
    Pegjigjja jote ishte brilante , une nuk kam ndermend te konkuroj por edhe sikur te ndodhte , me milionat qe ju keni vjedhur jo neser por per 30 vjet nuk ju mund dot njeri .
    E thashe te gjithe kete qe ta degjoje z.Basha , zj.Kryemadhi dhe keshilltaret e tyre . Nese mendojne se do vine ne pushtet dhe do mundin kete kuçeder me duar bosh , ta harrojne . Keta kane elektorat te bindur , keta kane para dhe koha ka treguar se kur eshte puna per pushtet behen dorxhihar , keta kane drejtesine , keta kane uzurpuar çdo pushtet te mundeshem , popullin e kane varferuar dhe e kane çuar ne ate derexhe qe per nje sufllaqe te jep voten , keta …keta nuk kane lene gje pa bere , keta nuk i kane lene gje rastesise . Prandaj dy jane rruget qe opozita te vije ne pushtet , ose te bej ndryshimedhe te krijoje besim ose dhune . Zgjidh e merr z. Basha , skakiera eshte mbi tavoline dhe ti luan me te bardhet .

  10. Ps nuk ka me elektorat po edhe te tjeret jo me pak. elektoratin keta e kan humbur ne shumicen e vet. Keta kane banda gangsteresh qe i mbajn me lek per interesat e tyre ne sherbim te tyre. Pa permendur mediat apo ” policite” qe jan arma me e fuqishme e tyre. Elektorati nuk i duhet me fare. Me mafjet qe jane lloje lloje ata mbarojn pune ashtu si dhe kan mbaruar. Rrugen nga nderkomb.e kane me tapet te kuq edhe keta per perfitimet e tyre. per bizneset api valixhet e tyre.

  11. rrembeni pushket. vetem me pushke zgjidhet kjo pune sot. pa pushke edhe 20 vjet keshtu do te vuajme. me pushke do te vriten ca politikane por do te shpetojme shpejt dhe pergjithmone.

  12. Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

    Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

  13. O Bushat,
    perse spekullon ne lodra fjalesh? Ti nuk je njohes i fushes se ndertimit por nje gazetar i rendomte si pjesa me e madhe e kolegeve te tu ne Shqiperi.
    Ti pretendon se Hysenlliu ne ekspertizen qe ka bere per theatrin ka nxjere ate te paperdorshem per rrezikun e nje termeti te mundshem. Ne fakt Hysenlliu ka bere nje ekspertim te gjendjes se pergjithshme teknike te objektit, ku ka evidentuar shume probleme teknike kryesisht te degradimit te materjaleve qe jane perdorur per ndertimin e tij te cilat qe ne origjine nuk kane qene ne kushtet e kerkuara teknike, ku edhe nje nder faktoret qe ka cuar dhe mund te coje ne demtim te rende te objektit eshte edhe ai sizmik. Qendrimi i tij eshte totalisht profesional dhe jo ushqim per gazetare medioker spekullant te kategorise tende.
    Rezultati i lajmit tend eshte vetem ndersim per disa ndjekes deficente te ketij portali qe shemtojnje portretin tend profesional dhe njerzor.

    1. HYSENLLIU ESHTE VEÇSE NJE KURVE PERVERSE . KUSH E NJEH E DINE DHE E KUPTON . SHIKONI SHKOLLAT QE PA ASNJEGERVISHJE PO HIDHEN NE TOKE NE SERI .

    2. lojra fjalesh te duken ty te bushatit eee; po se si te duket kur nuk respektohen kompetencat ne lidhje me pronen per teatrin; donin ta jepnin pa gare ;ja kalon ky km dmth me procedur te shpikur token bashkis; pastaj pasi e shemb thot leja ish per shembje te njeres atij eksperimental e jo te tjetres? pastaj duam ta tjetersojm nje pjes te teatri kombetar per aktivitet tjeter;si teater lagje;

  14. O ndertues, degjoje cfare thote Hysenlliu dhe pastaj fol. Bushati nuk po thote qe Hysenlliu nuk eshte profesionist, ai po thote qe profesionistet e shesin profesionin (pra shpirtin e tyre) shume lire dhe Mazniku e ka sfiduar qe Hysenlliu nuk e ka thene ate fjale. Degjo cfare thote Arbjan Cvetkovic dhe cfare thote Bushati. Degjo pastaj se cfare thote Hysenlliu dhe dil ne konkluzion. Kaq e thjeshte eshte

  15. E DEGJUAT BASHEN O BUSHAT? PO DESHTOI REFORMA ZGJEDHORE ATEHERE FAJTORE ESHTE PS . A ESHTE NE TEREZI KY NJERI??????????? APO MOS DUHET TE BEJ TESTIMIN E MENDJES??? O BUSHAT DHE TI O LUBONJA , DHE TE GJITHE JU OPOZITARE TE PERJETSHEM PERVISHJUNI NJE HERE KETIJ IDIOTI , PERVISHJU SE NA MORI NE QAFE TE GJITHEVE . KY QENKA ME KAR SE RAMA .

  16. Andi më ke pëlqyer se si ju përgjigje atyre sahanlëpirëseve te regjimit, si edhe qëndrimin protestues qe pate. Por një gjë është e sigurtë se kemi te bëjmë me gënjeshtarë patologjik, që nuk pyesin për fjalë dhe fakte. Megjithatë bëre mirë që i afrove provat, qoftë edhe për publikun e gjerë, por të tillë njerëz kurrë nuk do të t’i pranojnë të vërtetat, sado faktuale që të jenë. Kij parasysh se këta njerëz jane tipa pa din e pa iman, të vrasin natën dhe të qajnë ditën, janë njerëz pa Zot!

    Mos ndrysho, qendro konsekuent!

    1. Nga i gjithë “debati” në Open, ka për të ngelur njëlloj si historia e Griseldës për Lal Plehun, pretendimi idiot i Maznikut se aksioni terrorist për shkatërimin e Teatrit, u bë pa zbardhur e diela me nxitim, pasi inxhinjerët e bashkisë kishin parashikuar një tërmet në orën 6 , prandaj policia nxitoi ti shpëtojë aktorët e aktivistët.
      Meqë këtë shaka të bukur Mazniku e tha publikisht në Top Channel, Portokallia do të bënte shumë mirë që ta shfrytëzonte për ndonjë skeç humoristik.

  17. Sorosianet jo vetem ne shqiperi por kudo ta shesin sapunin per djath. Mjaft dhe G99 jane niveli me i ulet opetativ i tyre dhe mashtrimin kane armen me te forte

  18. Rilindasve u ka rene suvaja qe mbulonin poshtersite e brendeshme qe kane . Keta, erdhen me genjeshtra e mashtrim ne pushtet, e po me to vazhdojne, se kujtojne qe po mashtrojne nje popull per here.Siguria qe kane pushtetin, e organet kryesore te pushtuara me bij te tyre, apo servile politike, e zagare halesheqe militojne ne parti, qeveri, keta e quajne veten te pa zevendesueshem, kapricioze, e fodulle, qe me metodat e genjeshtres e mashtrimit po kerkojne qe te rrine akoma ne pushtet. Bllofin e mbremeshem te z, Bushati, leckamani politik i bashkise, desh qe me iluzione ta nenshtronte Bushatin, por kondervenija serioze, faktike e beri qe ti zverdhej lekura disi, pavaresisht se ketyre u ka dale cipa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *