• |
ide | kryesore

Protestat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha dhe aleatët takim me Soreca-n dhe ambasadorët e vendeve të BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n.

Ky takim vjen pas bojkotit të së djeshëm të opozitës tek tryeza për Reformën Zgjedhore që mban emrin Këshilli Politik, si dhe për protestat tek Teatri të cilat, edhe pse jo të organizuara nga opozita, kanë mbështetjen e saj.

Pas përfundimit të takimit Basha do të ketë një komunikim për mediat.

Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.

Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestave të Teatrit të cilat nisën nga dje dhe do të vijojnë nesër e në vijim.



2 Comments

  1. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.Kush e vodhi pasurine kombetare te kinostudio shqiperia e re,na i tregoni ju te lapsit,salih-meta-basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *