• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon ekipi i OKB në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri reagon për situatën e krijuar në vend pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërsa theksohet se OKB po ndjek me shqetësim zhvillimet, kërkohet që të ketë transparencë, dialog si dhe të shmangen rreziqet që do të dëmtonin unitetin kombëtar.

STATUSI I PLOTË

?I??I?? Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka vërejtur me shqetësim tensionin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës 17 maj. OKB në Shqipëri nënvizon rëndësinë e forcimit të unitetit të kuptimtë kombëtar dhe ndërtimin e besimit midis autoriteteve dhe popullatës, veçanërisht gjatë administrimit të pandemisë Covid-19. Më shumë se kurrë, përpjekjet e shtuara për të siguruar dialog e transparencë dhe dhënia e më shumë kohe për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi mund të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të dëmtojnë unitetin kombëtar. OKB në Shqipëri vëren rëndësinë e së drejtës së protestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike.



4 Comments

  1. Ketyre me duket se ua shkruan tekstin i njejti program kompjuterik a i njejti robot!
    Ky tekst i dhjere dhe pa kurrfare personaliteti me siguri perkthehet ne gjuhe te ndryshme te botes dhe u serviret te interesuarve me fare pak ndryshime te rastit.

  2. Vari leshtë! Deklaratë që nuk do të thotë asgjë! Respektim ligji kur ligji është shkelit hapur. Zv kryetari i bashkisë se Tiranës qesh kur e akuzon se ka shkel ligjin! Tallen me ne dhe kanë mebështetjen e ndërkombëtarëve!

  3. Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

    Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *