• |
ide | kryesore

Shoqërohet në komisariat Ervin Bejleri, ofendoi efektivët e policisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak pas mbylljes së protesës, aktori Ervin Bejleri është shoqëruar nga forcat e policisë, është mbajtur për pak orë në rajon dhe më pas është lënë i lirë. ABC News shkruan se shoqërimi tij ka ardhur për shkak të ofendimeve që ka bërë ditën e djeshme në drejtim të efektivëve të policisë. Shoqërimi i tij u denoncua edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila shprehet se aktorët kanë vendin në skenë dhe jo në burg.

“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri. Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri. Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!“, deklaron Aleanca. ABCNews shkruan se aktori përdori fjalë banale në drejtim të efektivëve. “Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, tha aktori.



3 Comments

  1. Dhe ne fakt polici ofendohet shpejt!
    Kur ofendohet polici………

    Me siguri Ervini i ka share “o njerez”!

    Gomeret e gjore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *