• |
ide | kryesore

Teatri i ri/ Veliaj bëhet lëmsh: Do bëjmë projektin e Fushës, por po të duhet do ia blejmë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka qenë dot në gjendje në emisionin Opinion as të sqarojë procedurën se si do të ndërtohet Teatri i Ri.

Fillimisht pranoi Teatri Kombëtar u shemb pa pasur në dorë një projekt të ri final dhe të aprovuar. Pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.


Pastaj tha se privati (fusha shpk) mund t’a falte projektin që kishte paguar, por qe nevoja edhe mund t’ja blinin atij këtë. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels me të cilin po negocionin.

Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit. Në fillim tha se Këshilli Bashkiak kishte miratuar projektin e ri, më vonë tha se nuk ishte tamam projekti, por një koncept dhe në fund u kuptua se bashkia s’ka një projekt dhe se e ka prishur Teatrin e vjetër për një tekë e shefit të tij në qeveri.

Për ta kuptuar më qartë kemi zbardhur këtë pjesë nga Opinion ose shiheni në video në minutën 31.40.

INTERVISTA

Projektin e ri që prezantuat, kush e ka bërë?

Bjarke Ingels.

Kush e ka paguar projektin?

E ka paguar kompania që solli propozimin.

Po nëse jo doni të ndërtoni një vepër publike sipas ligjit mbi një vlerë të caktuar jeni të detyruar të beni konkurs ndërkombëtar… Ky nuk është konkurs…

Patjetër që ne do të bëjmë konkurs mbi të gjitha mënyrat se si do të detajohet projekti dhe mund të ketë ndryshime.

Ky projekt nuk do të lëvizë?

Nëse ky projekt do të arrijë të detajohet me një kosto të pranueshme nga bashkia…

Po ju e prezantuat si projektin final dhe që do të bëhet ndërkohë që nuk qenka bërë as tenderi dhe nuk është paguar nga ju. Nuk është paguary nga shteti, por është paguar nga privati. Ju lejohet juve të merrni një projekt të paguar nga privati?

Patjetër. Ka plot që dhurojnë projekte për bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të Shqipërisë. Në konsultim me arkitektin nëse ata pranojnë që ne të bëjmë këtë bashkëpunim për detajimin dhe besoj që…

Pra do ketë një konkurs tjetër për godinën e re?

Kemi vetëm një koncept.

Po kërkoni arkitektë të tjerë të zhvillojnë idenë e një tjetër arkitekti?

Ka plot raste kur një ushtri… e para do të jenë disa studio arkitekturore…

Pra mund të mos jetë ky projekti final?

Projekt-ideja është kjo. Është aprovuar dhe ka marrë OK nga Këshilli Bashkiak. Ajo që do të ndodhë është detajimi që do të thotë se kemi disa negociata me artistët që disa thonë “black box”-et i duam pak më të vogla disa thonë më të mëdhenj. Po flasim pak për akustikën…

Nuk po flas për keto, por po flas për projektin. Projekti ka një kosto që e ka paguar një privat për llogari të bashkisë?

Dhe nëse do të duhet do ta blejmë atë.

Pra ju do të shpenzoni rreth 30 milionë euro pa bërë një tender dhe me një projekt të paracaktuar?

Patjetër që do të bëjmë një garë për detajimin e projektit dhe pastaj do të bëjmë një garë për kontraktimin siç ndodh në çdo procedurë.

Është kjo procedura e saktë?

Është ekzaktësisht procedura e saktë. ©LAPSI.al

14 Comments

  1. Nuk dine te thone per teatrin e ri sepse nuk kane c’te thone. Qellimi i vetem ishte shembja e te vjetrit. U ishte kthyer ne obsesion.
    Dhe ketu gabuan.

    1. GABUAN ? ESHTE SHUME PAK !

      KONSUMUAN ME ZE DHE ME FIGURE NJE KRIM TALEBAN NDAJ TRASHEGIMISE KULTURORE BTE KETIJ VENDI, NE MES TE TIRANES !

  2. Ky eshte kryetari i ardhshem i PS. As nuk ben retorika te kota, reagimet ne raport te drejt, mjeshter i imazhit ….. hapni syte nga ky. Rama dhe sikur ben ndonje shaka, te le ta shash kurse ky do na bej te marri malli per Ramen mbajeni

  3. Erion Veliaj ky aliazh i letyrave provinciale, ky shartim i injorances dhe i budallallikut, ky steriotip oriental dhe anadollak, kjo felliqsire kombetare shkatrroi Teatrin Kombetar. Kjo kufome me emrin Erion Veliaj qe pervecse akteve biologjike te nje shtazori, nuk ka kurrefare lidhje me nje human. Kjo kerme biologjike, politike dhe morale, ky sharlatan shkatrroi me injorancen e vet nje vetdije kombetare, shkatrroi nje ndergjegjje, shkatrroi nje nostalgji te nje qyteti te tere. Shkatrroi nje godine plote jete, plot histori. TE SHEMBESH TEATRIN KOMBETAR NUK ESHTE VETEM KRIM, ESHTE NJE GENOCID KUNDREJT HISTORISE SE NJE KOMBI! E vrau naten e pergjithe naten si hienat qe kapin prene, na vrau produktin e modernizimit tone si popull. TK qendronte aty si per te na thene, qe pavaresisht se Shqiptaret jane nje popull me dritehijet e veta ne historine globale, here pas here pervecse kane ditur te prodhojne injorance dhe donkishotizem, kane ditur te nxjerrin me krenari vlera dhe virtyte perendimore, te artit dhe kultures europiane dhe teatri ishte prova me e gjalle.

    Gjithesesi, TEATRI KOMBETAR DO TE RINDERTOHET PO NJESOJ SI AI PARDJE, NJESOJ PA ME TE VOGLIN NDRYSHIM, DHE NJE PLLAKATE ARI DO TE MBISHKRUHET:
    TI ISHE DHE DO MBETESH MONUMENT KULTURE MIKU YNE.
    NE E MBAJTEM PREMTIMIN, NEN RRENOJA I MBLODHEM COPEZAT E SHPIRTIT TEND DHE TONIN BASHKE SI POPULL DHE TE RINDERTUAM.

    Por nuk mbaron me kaq, historia do te vazhdoje me Erion Veliajn, ne perndjekjen ndaj tij, ne cdo vend, ne cdo rruge a rrugice, do kthehemi ne hijen e tij derisa ai te jete para drejtesise. Ai ka zgjuar ndergjegjjen e nje kombi, ka zgjuar deshperimin e zemrave qe u linden dhe u rriten perkrah mureve te asaj godine. Nuk mbaron me kaq!
    KI KUJDES ERION VELIAJ, KUDO KU SHKEL APO KU ECEN! TUNG

  4. Erion te zençin ata lotet e aktoreve qe me zor jetojne
    E ti shit fiq e blej vila.
    O lavire me gjithe gru e femi.U mallkofsh me gjithe familje o plehre 💩💩💩💩💩
    Prishini naten o këllira, ne mjes hapuni deren deleve.

  5. MONAFIKU,HAJDUTI,PEDERASTI,NJERIU QE SKA GJAK POR NDONJE LEND TJETER,SKENARISTI DHE REDGIA, PER GRISELDEN E SHKRET,MONAFIKU QE KA NGUSHTUAR RRUGET E TIRANES SIKUR PO BENE KORSI PER BICIKLETA NE FAKET KA BERE KORSIN E KJOSKAVE NE CDO 100.M,MONAFIKU QE NE CDO 200.M KA NDERTUAR NJE KULLE SHUME KATESHE,MONAFIKU QE RRITI CMIMIN E UJIT DHE LEKET UA JEP MASKARENJEVE QE I BEJNE REKLAM,MONAFIKU QE KA RRITUR TAKSAT ME SHUME SE 200% DHE LEKET I CONE PER NJERZIT QE I BEJNE QEFIN NGA MBRAPA,MONAFIKU,QE PROTESTONTE PER KANGGJELLAT E RRUGES SE ELBASANIT SEPSE THOSHTE JANE HISTORIKE MOS TE PRISHEN KANGJULLAT,MONAFIKU QE DASMEN JA BENA NENA,MONAFIKU QE KISHTE SHITUR FIQ NE MENYRE TE PA LIGJESHME RRUGEVE TE TIRANES POR TANI SLEN ASNJE PA TATUAR QE TE SHES KAJSIA,MONAFIKU,QE TJETER THOTE E TJETER BENE,MONAFIKU QE E OFENDON PADRONI I TIJ ME FAMILJE DHE RRIN E DEGJON DHE KUR I THOTE BERISHA SEPSE E PRANON NJE GJE TE TILL AI I KUNDERPERGJIGJET BERISHES POR JO PADRONIT QE VETEM E VETEM TE ARRIJ QELLIMIN E TIJ TE PABES QE KA,MONAFIKU QE SLA GJEPA THENE PER RRUGEN E KOMBIT DHE TE ELBASANIT TANI BENE SIKUR TIRANE SHQIPERIA E KA ZANAFILLEN 2015,MONAFIKU QE ASNJEHER NUK THOT ATE QE MENDON POR ATE QE MASHTRON. KY PRA IPAMORAL DO I BEHET SHQIPTARVE MAKTHE KETU DO JEMI MAKTHE DHE ATA GAZETAR SHOK ORGANIZATE,BB QE I KA DO I FUS NE BURG KETU DO JEMI NE SHQIPTARET PAS DISAVITEVE DO KERKOJME RAMEN SEPSE KY DO MAKTH PER POPULLIN SHQIPTAR,KETA NJERZIT QE KAN ME AFER QE HANE DHE PIN BASHKE SA TE VINE NE PUSHTET ATA LUFTOJNE TE PARET SE U DINE TE PALARAT PSH DINE KUR JANE Q,,,, NE B… ME NJERI-TJETRIN KETA JANE MANAFIKET KETA JANE RRACA ME KEQE E NJERZIMIT/

  6. O zot kush na drejton: budallalleku i li dur provincial kryqezuar gjate jetes me injorancen dhe veset me te uleta njerezore , imoralitetin, geneshtren, servilizmin dhe antihumanizmin,vjedhjen dhe mashtrimin.Nje fshatar qe shiste fiq duke genjyer njerezit me peshen si mund t’i lesh te shpenzoje parate e gjysmes se shqiptareve dhe mos abuzoje.

  7. o zot kush e dreton tiranen biri i kurves ky eshte koil pasi e ema ka qene dashnore e ish sigurimsave . ky duhet te kalbet ne burg per vjedhiet qe ka bere e ben

  8. “Bashkia mund te ndertoje po deshi nje hotel dhe tja shesi Sheratonit” GENJEN, prona publike nuk mund te shitet nga askush, eshte thyerje ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu