• |
ide | kryesore

Barcelona përdor senatorët për të bindur Lautaron: “E pamë kur u përballëm me Inter”

-Instant, Sport



Presingu asfiksues që po ushtron Barcelona kundrejt Lautaro Martinez vazhdon e pas mesazheve të lëshuara nga Messi për argjentinasin, këtë herë në fushë ka zbritur Ivan Rakitic: “Lautaro? Unë, ashtu si Barcellona, dua më të mirët për skuadrën time. E ai është një nga ata lojtarë, e pamë personalisht kur u përballëm me Inter”, ka deklaruar mesfushori kroat në një intervistë për Radio Cope, si një mesazh për sulmuesin argjentinas, që pëlqehet kaq shumë në Katalonjë.

Në fakt, vetë Rakitic mund të mos jetë në sezonin e ardhshëm në Camp Nou, duke qenë në skadencë kontrate në 2021 e gjithnjë në qendër të interesimit të klubeve të mëdha europiane, por ky pozicionim është edhe një mesazh për direct të interesuarit dhe vetë Barcelonën. “Prisja që në këto muaj karantinë për Koronavirus Bartomeu të më bënte një telefonatë – ka thënë kroati për klubin blaugrana – Në ditët e lockdoën kam folur me Abidal për rikthimin e mundshëm të futbollit. Nuk kam mendime të këqija, kur firmos një kontratë mendimi im është ta coj në fund. Nuk mendoj tani për atë që do të ndodhë nesër, jam i përqendruar në ato pak ndeshje të Liga që mbeten për tu luajtur, e pastaj të shohim…”.

Rakitic, që në javët e ardhshme ishte shprehur i gatshëm të rrezikonte edhe një infektim vetëm që të kthehej në fushë, ka thënë mendimin e tij edhe për grumbullimet e zgjatura si parandalim për rrezikun e infektimit nga Koronavirus: “Nuk shërbejnë për asgjë, nuk na ndihmojnë në asnjë mënyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *