• |
ide | kryesore

Basha flet mbi propozimin amerikan për futjen e sistemit zgjedhor danez në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar propozimin që Ambasada Amerikane i ka bërë tryezës së Reformës Zgjedhore për të përdorur sistemin danez në vendin tonë. I pyetur për këtë çështje Basha tha “nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor”. Gjithsesi Basha u shpreh i hapur për të ndryshuar sistemin.

“Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama” – tha Basha.

Kreu i demokratëve foli edhe për reformën zgjedhore e cila duket se është futur në ngërç pasi pa shembjes së Teatrit opozita nuk është kthyer në tryezë.

“Partia Demokratike dhe opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia e jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës” – tha Basha i pyetur pas përfundimit të protestës së Aleancës për mbrojtjen e Teatrit. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. 143 kinema, teatro, bibloteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë? Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.

    – A e dini që shembja e teatrit ishte amnisita ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatrruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morrën rryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?

    – A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatrroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligrkve. Pas saj shkriu gjithe kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.

    – A ju kujtohen: Kinama Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.

    – Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetra qytete si Durrsi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?

    – A ju kujtohen biblotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërēn prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Triana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.

    – A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?

    – A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?

  2. Mbas disa diteve qe basha po perdorte lukun e ti per te me kemishen jashte,sot mbas disa kritikave ne media rikthehet ne lukun e tij te brigadierit komunist dhe nje cuni te mire lagjeje

  3. Leri pordhet o Bashe, derr-derr, ul koken dhe pranoje! Te pakten te dime per ke do votojme, jo si dele. Nqs ke bythe. Pastaj nqs e dredh ai pela i gjate me poture me bajga, pune per te. Ne p semes shkofte.

    Populli duhet te dije per ke voton, kaq! Na lodhet plehra! Na plaket para kohe bundra! Pse me ju do merremi gjithe jeten ne kete mut Republike Bananesh ku jetojme?! Do behet ndonjehere ky vend, apo nje mut!

    RROFTE TEATRI!

  4. Ka arsye te fuqishme qe Basha, Mona dhe Rama nuk jane gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, sepse:
    1. SPAK i fut ne burg per abuzimet me pushtetin
    2. Nuk bojn dot leke me listen e emrave te deputeteve qe do zgjidhen
    3. Shqiptaret mund te mos i votojne as ato personalisht

  5. Hajde ta provosh toni daku mere dhe lulushin me kemishen perjashte,shko mor rroteKari qe me del e me mbron lulzimen,kar jo funksional

  6. “Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture,mesoje dhe kete toni daku shpellkar i salihut

  7. Basha duhet perkrahur te kufizimi ne kohe i mandatit te kryeministrit, deputeteve dhe te nje ser fuksionesh te rendeshme te shtetit. Ne historine tone te qeverisjes, karakteristikat tona racore kane treguar se na pershtatet nje qeverisje presidenciale me pushtet te plote ligjislativpor te kufizuar ne dy mandate nga 4 vjet. Parlementi me kohe te kufizuar prej dy mandatesh dhe femrat te kene nje kuote fikse ne parlament dhe te rivendosim senatin. E kemi pasur kete tradite. Te ulet pragu i perfaqesimit ne parlament, dhe te eleminohet listat e vendosur nga kryetari i partise.

  8. Koha e cubllikut te lisereve te partise duhet me i thene rahmet paçin . I gjati ine ishte i fundit . Ka ardh koha e hakikatit eshte ne doren tende qe ju te beheni i pari lider i ketij soji .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *