• |
ide | kryesore

Bayern mbyll kontradiktat: Neuer rinvon deri në 2023

-Instant, Sport



Pas një debati të fortë e zërash kontradiktorë, më në fund Bayern Mynih i ka dhënë fund diskutimeve mbi të ardhmen e portierit Manuel Neuer. Ashtu si bën të ditur faqja zyrtare e klubit bavarez, numri një i Kombëtares së Gjermanisë ka vendosurtë rinovojë kontratën me klubin e Mynihut deri në 2023.

“FC Bayern është shumë i lumtur e i kënaqur që Manuel Neuer ka rinovuar kontratën e tij deri në 30 qershor 2023”, shpjegon Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Monaco. “Manuel është portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë”. Oliver Kahn, anëtar i Këshillit drejtues të FC Bayern ka pranuar: “Mund të kuptoj situatën në të cilën ndodhet Manuel. Kuptuam drejtimin që donte të ndiqte portieri ynë e kjo është më e rëndësishmja. Me rinovimin e tij, ka dhënë një sinjal të fortë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *