• |
ide | kryesore

Bojkoti i tryezës për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri dhe Hajdari ftojnë opozitën (Letra)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë ftuar opozitën të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në letër propozohet që mbledhjet e radhës të mbahen nesër dhe pasnesër pra më 21 dhe 22 maj, dhe Gjiknuri me Hajdarin bëjnë apel që mos humbet më kohë pasi 31 maji nuk është larg.

LETRA NGA DAMIAN GJIKNURI 

Te nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar  e perfaqesuesve tuaj, (opozites jashteparlamentare) ,  ne mbledhjen e  dakordesuar  te dates 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit te nje numri ceshtjesh qe kane mbetur pezull per diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes se radhes  diten e Enjte ose te Premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), ne te njejten vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit ne Pallatin e Kogreseve. Mendoj te vazhdojme me temat qe ishin ne rendin e dites te dates 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore , periudhen zgjedhore dhe financimin e fushates zgjedhore.  Grupi i eksperteve teknik perfshire dhe perfaqesuesit  tuaj,  kane pergatitur propozime te cilat kerkojne miratimin tone per pikat qe akoma nuk eshte gjetur dakodesi. Puna grupit teknik eshte realiziuar sipas metodologjise se rene dakort ne Grupin Negociator si dhe ne te jane reflektuar edhe opinionet me shkrim te  eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes.

Mendoj qe nuk duhet te humbim me kohe pasi data 31 maj, nje date e propozuar nga ju si afati per permbushjen e objektivit te reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar  numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave. Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian , por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve  te lira dhe demokratike ne vend.

Damian Gjiknuri

Bashke-Kryetar i Reformes Zgjdhore dhe perfaqesues i PS



10 Comments

  1. RUDINA ,KUJDES NGA AI GJARPERI QE KE NE KRAH . NESE OPOZITA NUK VJEN ATEHERE JE E DETYRUAR TE BESH DILL ME RILINDASIT . POR KI SHUME KUJDES NGA ATA SE JANE TINZAR , VENDOS KUSHTIN QE REFORMA DO MIRATOHET SIPA MODELIT TUAJ . PERKUNDRAZI BRAKTISE EDHE TI .

  2. Eshte ne pritje cdo i thote E.drama. Qe do ngecet dihet, por rasti me i mire do ta kaloje me breke nder kembe, qe sdq do te ngece si perhere, dhe kjo do te jete qelbesira e pare qe do shese mamin, babin, dhe gjithe fisin. E mira eshte te thote c fare lidhje ka kjo gogla, ose mami, me ish pronarin e Ylli Bingo! A ka ndonje te ardhur kjo dhe mami nga pronari i Ylli Bingo-s! Dhe me cfare te ardhurash e beri shkollen ne Usa, qe si deficente qe eshte, del ben dhe pordhe. A eshte bashkeaksionere kjo, mami dhe gjithe familja me ndonje Ferme ne USA, kete duhet ta shpjegoje mami dhe teta e ambasades se Soros-it…….

  3. More nje gje nuk po kuptoj. Kjo Rudina ne emer te kujt flet qe ben deklarata dhe kerkesa ne lidhje me nje ceshtje qe eshte mbarekombetare? Po flasim per reforme zgjedhore, dhe kjo deficente ne emer te kujt flet? Pse nuk ja kerkojne kete gje kesaj specie? Sa elektorat ka kjo qe te flase per nje reforme zgjedhore ne nivel kombetar? Ke perfaqeson kjo ? OJ PD, do flisni, do bertisni do protestoni qarte dhe sakte apo do i shkoni pas fijes nje funderrine dhe te mbeteni peng i ndonje pazari me kinezen e Soros ne shqiperi???? E them funderrine sepse eshte ne nje moshe qe edhe kontribute nuk ka por as kapacitete nuk ka per keto ngjarje te nje rendesie kombetare!

    1. NE RADHE TE PARE AJO ESHTE DEPUTETE ME TE DREJTE VOTE . NESE NUK E KE KUPTUAR QE RUDINA ESHTE E PADJALLEZUAR DHE E VETMJA SHPRESE PER NE ATEHERE JE NJE MILITANT IDIOT .

  4. Nje pyetje per ju komunistet e PD qe sju pelqen mendimi ndryshe. Kush i vuri ne lista keta qe i shani sot?

  5. O I paemer kush eshte kjo Hajdarja?
    Cfare mendon per prishjen e Tiranes?
    Ku do jete neser?
    Ku eshte qeveria?
    Ku eshte kr.i Parlamentit?
    Ku eshte Erion Brace?
    Cili eshte Statusi i Hajdares?

  6. gjiknuri ka kontribut ne vjelljen e votave.kjo hajdarja ka kontribut ne kalimin e “vetingun” e se emes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *