• |
ide | kryesore

Fotot/ U tmerruat nga shembja e teatrit? S’keni parë gjë akoma

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shumëkush është tronditur nga shembja e teatrit kombetar dhe nga kullat që do ngrihen përbindshëm pas tij. Por kjo nuk do të jetë as vjedhja e fundit e tokes as grabitja e fundit që po i bëhet qiellit të kryeqytetit. Shikoni siç na pret…

 



17 Comments

  1. Mua keto s me pelqyen fare, pa shije pa identitet. Kishe qef dikur. Me ndertesat tona tradicionale, si ato anes lanes. Ose bukuria dhe vecorit e shtesave te pallateve. Apo kioskat qe ishin kudo dhe punesonin gjith ata njerez.
    Ehhhh kur do vin ato kohera?

    1. Alas tradicionalja per ty qenka fenomenet E tranzicionit; harrove fenomenin kryesor: rama dhe bemat e tij ne tiran: betonizim pa kry e pa kthim

  2. “Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture,pse nuk protestoni per kete monument kulture dhe per kinostudion,por ju nuk jeni te ndershem ne kete qe Po beni,u pa dhe mbreme kur licaj dhe basha u puthen ne publik sa te pavarur jane keta,prandaj dhe shba nuk i pjerdh,kur shikon qe pas ketyre artisteve qendron treshja shkatarruese salih-meta-basha

    1. hotel dajti aty eshte . nuk u shemb , ndrroi destinacion do behet banke , po ju jeni aq kara sa dhe argumente nuk dini te nxirrni

  3. Kur te mbaroni me Tiranen ..keni Beratin ..Gjirokastren ..kalate e vendit ..ka lezet kala e kullee..te kenaqet syri….sdi çte mallkoj ..ju zençin kullat brenda ..majtas djathtas ..

  4. Nuk është ndonjë rast i veçantë kullomania e Edi Ramës.
    Është një mani e njohur e të gjithë liderëve diktatorë që në historinë e vjetër.
    Faraonët e Egjyptit të lashtë ndërtuan piramidat e famëshme për të përjetësuar emrat e tyre.
    Njerëzit që vizitojnë sot këto piramida , habiten duke pare gjithëato blloqe të mëdha gurësh , por pak prej tyre interesohen të dijnë se sa jetë njerëzish, sa gjak e djersë është derdhur nga mijra skllevër që punuan disa dekada për ti sjellë këto blloqe gurësh aty e për ti stivosur në formën e piramidave gjigande.
    Produkt i gjigandomanisë perandorake ishte edhe Koloseumi i Romës.
    Edhe në kohët e sotme, kur ranë diktatorët si Sadami apo Gadafi, u habitën njerëzit kur panë pallatet që kishin ndërtuar për vete me lluksin e shfrenuar që i kishin siguruar vetes.
    Para disa muajsh, më .rastisi të shoh një dokumentar, me ndërtimet gjiganteske e “moderne” të dinastisë diktatoriale komuniste në Phenian, kryeayteti i Koresë së veriut, e që komunistët e quajnë këtë shtet “Republika demokratike popullore e Koresë së Veriut”.
    Se çfarë lidhje ka me “demokratiken e populloren” ky shtet diktatorial komunist tërësisht i izoluar nga bota, këtë mund ta kuptojmë duke e krahasuar me “Republikën popullore socialiste” të Shqipërisë që udhëhoqi për gati 5 dekada diktatori stalinist Enver Hoxha.
    Ndryshe nga Koreja e Veriut, një shtet me 22 milion banorë me fqinjë kufitarë ish Bashkimin sovjetik e Kinën komuniste që morën prej tyre armatime të fuqishme deri raketa me mbushje bërthamore, paranoiaku Hoxha, me Shqipërinë dy milionëshe, gjigandomaninë e realizoi me ndërtimin e mijra bunkerëve e tuneleve, për tu “mbrojtur” nga imperialitmi amerikan e sociial-imperializmi sovjetik.
    Tani le të hidhemi tek dishepulli i Enverit, Edi Rama.
    Shqipëria e hapur pas përmbysjes së diktaturës, krijoi një grup “kapitalistësh” të rij, biznesmenë ndërtimi që si kapital fillesatr financiar, patën paratë e fituara nga rëmbimi i pasurive publike e një pjesë prej tyre edhe nga paratë e grumbulluara në rrugë kriminale me trafiqet e drogës, prostitucionit e të armëve.
    Fati apo Nanoja ja bëri peshqesh Tiranës që për 11 vite ai të jetë pashai i kryeqytetit e ku ishin të përqëndruar edhe biznesmenët më të fuqishëm të ndërtimit, disa prej të cilëve na u bënë edhe pronarë mediash.
    Pikërisht në ate kohë, u kultivua tek Rama pasioni i kullomanisë, jo për interesa estetike si “artist” siç e mban veten, por për leverdinë e madhe të fitimeve maramendëse nga lejet e ndërtimit, si në para, edhe në vota
    Etapa e dytë e kullomanisë, erdhi me zjedhjen e tij kryeministër.
    Në këtë pozicion , duke kriminalizuar gjithë institucionet e shtetit e duke kanabizuar gjithë Shqipërinë, pushteti i pakufizuar, veç kullomanisë si burim parashë të pista, nxori edhe gjigandomaninë për të përjetësuar emrin e tij.

  5. Gjykates ne strasburg eshte kushuriri i Rames.

    Ju kujtoni se evropa nuk nderhyn ne punet tona ?

    Hajdeeee sapunin per djathe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *