• |
ide | kryesore

Francezja Liberation për prishjen e teatrit: Rama akuzohet si autoritarist që i shërben oligarkëve. Zhgënjeu shpresat e 2013

-Instant, Lajme, Të fundit



Gazeta franceze Liberation e qendrës së majtë i ka kushtuar sot një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rrezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama.

Gazetari Luis Seiller shkruan:”Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikat e kryeministrit socialist, Edi Rama. Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan ngjalli shpresat e të rinjve kur u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013. Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon më besim tek qytetarët.

Zgjedhjet e fundit lokale Partia Socialiste garoi e vetme në shumicën e zonave, pa kundërshtim. ka edhe më keq, ky politikan pro-evropian i afërt me presidentin turk Erdogan është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm. Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka vendosur ligje veçanërisht drakoniane, ku kërkohet lejea e policisë për të bërë pazar. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë”.

©Lapsi.al/Burimi Liberation



9 Comments

  1. me ane te frances evropiane mund te zevendesosh mundimin e njeriut me mekanizma teknike. kujdes…franca evropiane, behet fjale per bashkesi…eshte gje e mire ghghghgh

  2. sa per kadaren….pordha me rigon. me mire teatri…kujdes jemi ne evropen evropiane, behet fjale per bashkesi, eshte gje e mire ghghghgh

  3. vazhdo lapsi kerko me qiri shkrime gazeta deklarata

    teatri u prish e nuk kthehet me ju vazhdoni me shprehje ngushellimesh nga cdo gazete apo kioske qe ju del perpara

  4. Shkrime gazetash nga produkti i lobimit te PD me parate tona. Paska nge kjo gazete te merret me nje teater barake te nje fashati te vogel, kur vete Europa ne kete moment i ka varg pa fund hallet e veta.

      1. Asnjehere nuk me ka pelqyer kjo fytyre.sec me kujtonte pilon kur qe te gjithe mendonin si e si te benin kalimin nga diktatura ne demokraci butesisht e pa gjak,ai kerkonte gjak.qe mbas kthimit te ketij individi nga franca e nga gjendja e renduar ekonomike e psikologjike ai iu fut vjedhjeve e bashkepunimit me krimin.asnje dite te vetme ky personazh nuk e ka shkuar pa vjedhur.edhe cmimet qe ka mare ky jane te paguara me leket e ketij populli.duke pare qe edhe nano e berisha vodhen plot jua garantoj qe keta ne krahasim me kete nuk Jane asgje.asnjehere ky nuk ka qene bashkiaku apo me keq kryeministri im.emrin e ketij individi pa vlera nuk e kam shqiptuar kurre.

    1. Eshte gazete e majte zoteri, madje shume majtas te majtes !

      ESHTE E MAJTE PREJ SHEKUJSH, ME TRADITE NGA ATO QE S’KA QEVERI T’I PERDHOSE SI NE SHQIPERI !

      E KETE SK’A PSEUDOGAZETAR E KOMENTUES I PAGUAR NE SHQIPERI TA NDRYSHOJE !

  5. ka shume gazeta ne bote qe nuk merren thjesht me teatrin po me ramen qe e shembi teatrin; po kuptohet ju nuk lexoni me sy e mendje me me syte e zemres drejtuar nga partia, ose jeni te keqinj beni sikur nuk kuptoni se doni diktaturen;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *