• |
ide | kryesore

Grupi ‘Bajri’/ Safet Bajri do vuajë vetëm dënimin e Belgjikës, gjykata zgjat afatet e paraburgimit për Ilir e Behar Bajrin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa anëtarë të grupit kriminal “Bajri”. Kështu, mësohet se është shuar masa e “arrestit me burg” për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë, i cili është 9 vite bùrg, për shkak të një dënimi të dhënë nga drejtësia belge, për trafik droge dhe prostitucion.

Ndërkohë, janë liruar nga ambientet eparaburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni. Nga ana tjetër, gjykata ka zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu, për pjesëtarët e grupit Emrah Plaku dhe Jorida Murati gjykata ka zëvendësuar masën e “arrestit shtëpiak” në “detyrim paraqitje në policinsë gjyqësore”.

Trupa gjykuese që mori vendimin mbi grupin “Bajri” përbëhej nga Besmir Stroka, i cili ka pranuar sot kërkesën e avokatëve mbrojtës Arben Hoxha dhe Sokol Tahiraj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *