• |
ide | kryesore

“Je Zoti i futbollit portugez”: Lojtarët e Olahanense i kërkojnë ndihmë Ronaldos

-Instant, Sport



Futbollistët e Olhanense i janë drejtuar për ndihmë Cristiano Ronaldos për ti kërkuar të ndërhyjë tek Federata portugeze. Klubit me pronësi italiane, i është hequr mundësia për të luftuar për ngjitjen në B nga Federata.

“Kemi vendosur të shkruajmë këtë letër – shpjegojnë futbollistët e Olhanense në Facebook – duke qenë se je Zoti i futbollit portugez e burimi i inspirimit për këdo që luan”. Rregullorja e futbollit në Portugali ka ndryshuar për shkak të Koronavirus, me promocionin e Vizela e Arouca (dy të parat më të mirat në divizionin e tertë portugez), duke i hequr mundësinë Olhanense, edhe ajo e para por me më pak pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *