• |
ide | kryesore

Jesús Mosquera, nga një futbollist në aktor

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë verës së 2018-s, kohë kur nuk luante futboll, disa miq i thanë Jesús që të shkonte në palestër, pasi disa producentë po kërkonin atje njerëz për një serial televiziv. Ai shkoi dhe askush nuk erdhi. Dy ditë më vonë, pronari i palestrës i tha që producentët u rikthyen sërish. “U thashë miqve që nuk do të shkoj sepse nuk do të më zgjedhin mua, kështu që nuk u paraqita,” tregoi ai për CNN. “Ne vazhduam stërvitjen. Papritur dëgjova një grua që tha ‘është një djalë që ka portretin që ne kërkojmë, është me bluzë të verdhë, por ai nuk erdhi në audicione’. Ula sytë poshtë dhe pashë që kisha bluzë të verdhë. “E çfarë do humbasësh?” më tha ajo. “Nëse je me fat, do kalosh raundin e parë.” I shtyrë nga miqtë, Jesús pranoi të bënte audicionin, por thjesht për shaka. Një javë më pas, producentët e telefonuan dhe i ofruan rolin kryesor – një striptist.

“Ishte e ndërlikuar sepse jam njeri i turpshëm. Madje nuk doja që të shkoja në audicione sepse kam turp të pozoj para kamerës, jo më të zhvishesha dhe të kërceja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *