• |
ide | kryesore

Kur titulli në tavolinë bëhet rekord: Celtic kampion i Skocisë lë pas Juventus

-Instant, Sport



Në kohë pandemie, rekordet përditësohen gati në heshtje të përgjithshme, por nuk kalojnë pa vëmendje. Duke qenë se nuk e vazhdonin dot turneun për shkak të emergjencës Koronavirus, Federata skoceze në 18 maj ka dorëzuar kampionatin tek Celtic Glasgow. Për bardhejeshilët (që gjithsesi kishin dominuar në fushë) është titulli i nëntë radhazi. Ecuria është tani më e mira në Europë: Juventus, që e ndjek me tetë, për motive të qarta nuk mund të përgjigjet ende.

Kampionët e Italisë janë të ndaluar, në shoqëri të bullgarëve të Ludogorets e uellsianëve të New Saints, por mund të krenohen me ecurinë më të mirë në turnetë e rëndësishëm: Bayern Mynih, ndjekësi direkt e ka nisur “Meisterschale” nga 2013, një vit më vonë. Duke marrë në konsideratë gjithë Europën, e kampionate edhe më pak kompetitivë, duhet parë edhe Skocia. Dualiteti historic mes skuadrave të Glasgow, pati një shkëputje, duke qenë se Rangers rilindën nga falimentimi, duke i lënë për 4 vjet një autostradë të lirë kushërinjve.

Nëse Serie A rifillon e Juventus konfirmohet në vendin e parë, do të arrinte Celtic në kuotën e nëntë kampionateve radhazi, arritje me vlerë shumë më të madhe, në krahasim me sukseset në Scottish Premiership. Por sot, bardhejeshilët (titulli i 51 në Skoci) i shohin të gjithë nga lart e shkojnë të vetëm drejt dyshifrorit. Vetëm 10 skuadra në historinë e futbollit e kanë arritur këtë gjë, në kampionate edhe më modestë se ai skocez.

Kryesimi i kësaj renditje spciale është me 14 dhe është fiksuar nga Lincoln (Gjibraltar, 2003-2016) e nga Skonto Riga (Letoni, 1991-2004). E ndjekin me 13 bjellorusët e BATE Borisov (2006-2018) e norvegjezët e Rosenborg (1992-2004). Me 11 tituj është Dinamo Zagreb, i vetëm në vendin e pestë (2006-2016), duke lënë pas Dinamo Tbilisi (1990-1999), Dinamo Berlin (1979-1988), Mtk Budapest (1914-1925), armenët e Pyunik (2001-2010) e moldavët e Sheriff (2001-2010) të gjithë me 10.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *