• |
ide | kryesore

Lajm i bujshëm nga Spanja: Pjanic tek Barelona

-Instant, Sport



Siguria është që drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që Miralem Pjanic është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën e “temporada” 2020-21. Problemi, në dukje, mbetet lojtari për tu dhënë në shkëmbim tek Juventus, duke qenë se Arthur, në qendër të mendimeve të bardhezinjve, dëshiron të qendrojë tek Barça e se Semedo vetëm nuk mund të mjaftojë për të mbuluar kërkesën e kampionëve të Italisë. Mbetet për tu kuptuar se sa katalanasit janë të gatshëm të të shpenzojnë për ta parë boshnjakun me fanellën blaugrana.

“Le Parisien”, ka një tjetër këndvështrim, më racional dhe shumë më të qartë mbi tratativën, ka rrëfyer për një videothirrje të drejtuesve të Paris Saint Germain me stafin e Pjanic të cilëve i është bërë një ofertë konkrete për të bindur mesfushorin bardhezi të transferohet në Francë, ku lojtari është bërë i njohur duke luajtur për Metz e më pas Lion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *