• |
ide | kryesore

Lleshaj flet për operacionin anti-drogë: Mes të arrestuarve dhe 2 policë, të përfshirë në veprimtari kriminale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagon për aksionin e gjerë anti-drogë të policisë në disa qytete të vendit, ku u arrestuan 40 persona, mes të cilëve edhe dy punonjës policie.

Lleshaj shkruan në “facebook” se procesi i ndarjes së policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Mesazhi i Lleshajt:

Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale.

Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik.

Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë! ??



13 Comments

  1. Urdhrat i jep Edi o shoku me lart, ky ishte i fshehur 2 muaj pandemie nuk u pa gjekundi. Me largpames ne mendimet tuaja, shihni nen ajsberg. Mirdita ka burra dhe eshte zona me njerezit me te mire ne Shqiperi, nuk jam dakort me policine cfare po ben se fundmi por te sigurte te jeni qe Sandri ka pak ose zero vendim marrje. Por nuk eshte pa faj gjithsesi sepse eshte aprovues ndaj asaj qe po ndodh kur fare mire burrerisht mund ta demaskonte. Halli i tij eshte qe tashme nuk posedon me as poziten e gjeneralit qe e flaku ne plehra per politike!

  2. do dalin te gjithe per maksimumi 6 muaj, se e kane bere rruge i fusin per pak dhe i nxjerrin me dosje te paster, edhe pse krimet e tyre denohen me 25 deri perjete. qytetaret e thjesht qe protestojne per te drejtat e tyre kushtetuese denohen nga 5-7 vjet burg per kundershtim te forcave te rendit edhe pse jane shdep ne dru, por edhe se kane perhap coronon qellimisht 😉

  3. Pse pikërisht tani ky “operacion kundër drogës”?! Për të larguar vëmendjen nga ngjarjet e teatrit?!
    Dhe as mos të diskutojmë se sa “fajtorë” janë të arrestuarit, si nje polici vegël hakmarrëse që është.

  4. Te besh gabime,nuk eshte turp,t,i mohosh ato,eshte faj,ndersa t’i quash fitore gabimet trashanike,eshte KRIM>Krimi duhet medoemos te ndeshkohet,por nga kush:Kjo eshte ceshtja-NGA KUSH?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *