• |
ide | kryesore

Nakuul Mehta dhe Kunal Jaisingh përplasen për politike

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy aktorët Nakuul Mehta dhe Kunal Jaisingh janë goxha të njohur në Shqipëri.

Ata u bënë të famshëm me serialin “Bixhoz me dashurinë”, ku luanin rolin si dy vëllezër, Shivai dhe Omkara. Së fundmi ata kanë qenë shumë të komentuar në mediat turke për shkak të një debati publik që ka nisur mes tyre.

Dy aktorët kanë patur mendime të kundërta lidhur me masat që ka marrë kryeministri i Indisë, Narendra Modi, gjatë periudhës së pandemisë. Nakuul Mehta nuk ishte i kënaqur me fjalimin e fundit që mbajti kryeministri dhe shkruajti në Twitter: “E urrej televizorin. E humba pjesën kur ai do fliste për punëtorët emigrant”. Kunal Jaisingh komentoi menjëherë duke i thënë kolegut të tregohet i duruar dhe i kujtoi që televizori e bëri të famshëm. “Durimi është virtyt kështu që prit që ministria të bëjë punën e vetë dhe të njoftojë detajet. Gjithashtu nuk mund të urresh televizorin, ku aty është dhënë një show i joti”-shkruajti Kunal ose siç e njohim ndryshe Omkara. Disa fansa mbajtën anën e Nakuul Mehtës ndërsa të tjerë të Kunal Jaisinghut. Më vonë ky i fundit sqaroi se debati mes tyre kishte vazhduar me mesazhe, duke ndarë mendimet e tyre dhe theksoi se ata kanë mbetur miq shumë të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *