• |
ide | kryesore

Strakosha, asnjë mikrofrakturë: “Pas pak do kthehemi t’ju zbavisim”

-Instant, Sport



Portieri më pak i mundur në Serie A përgatitet për të rimarrë vendin e tij në rifillimin e kampionatit. Thomas Strakosha po kryen cikle fizioterapie përvec se seancave të punës në pishinë. Një javë stërvitje e diferencuar përpara se të futet në ritmet e duhura. Problemet e ndjera në këmbë gjatë periudhës së stërvitjeve në shtëpi kanë rezultuar një inflamim i metatarsit të pestë, duke venitur rrezikun e një mikrofrakture.

E Strakosha, që deri tani nuk ka humbur asnjë minutë në 26 javët e kampionatit, mezi pret rikthimin e Serie A. Vendi i dytë i Lazios, vetëm një pikë larg Juventus, lind edhe nga numri i golave të pësuar, vetëm 23. Rritja e 25 vjecarit shqiptar është shfaqur edhe në planin e personalitetit. Portieri bardhekaltër, që ia hapi rrugën në 2016 pikërisht nga Inzaghi, që e njihte që nga moshat, është bërë tashmë një lideri i vërtetë për gjithë repartin e tërhequr.

“Nëse nuk ke motivimin e duhur kur je i dyti në klasifikim, do të thotë që ky sport nuk bën për ty …”, kështu për mikrofonët e Lazio Style Strakosha ka folur për motivimet gjatë ndalesës së kampionatit. Shikimi është hedhur drejt rinisjes. “Nëse rikthehemi me mendjen aty ku e lamë, shpejt do të gjejmë ritmin e do të zbavisim njerëzit. Në katër vjet jemi rritur bashkë nga ana e lojës, por edhe mentalitetit. Sezoni ynë ka ndryshuar pas ndeshjes me Atalanta (java e tetë, 19 tetor). Nga 0-3 kaluam në 3-3. Nga atëherë jemi bërë më të ndërgjegjshëm për kualitetin tonë”. E ardhmja duket e gjitha bardhekaltër për Strakoshën, që është duke firmosur rinovimin e kontratës deri në 2025.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *