• |
ide | kryesore

Shembja e teatrit si akt dhune

-Instant, Ide
veton.jpg

Aborigjinët australianë dhe Roland Barthes në Tiranë

1.Më lejoni që në debatin për Teatrin (tërë atë këmbim të zjarrtë rreth godinës së shembur të Teatrit Kombëtar) të ftoj dy personazhe që nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, madje nuk janë të gjallë. Njëri është dr.Irenäus Eibl-Eibesfeldt, shkencëtari më i njohur i etologjisë njerëzore (të analizës së trashëgimisë sociale të kafshëve tek njerëzit) dhe Roland Barthes, filozof, gjuhëtar e, mbi të gjitha, semiotik i njohur francez.


Për të parin, shkencëtarin e njohur austriak, në Tiranë nuk po ndodhte diçka e kundërt me atë që bënin e bëjnë shimpanzetë e pastaj bënë fiset australiane, shenjëzuan praninë “kulturore”.

Për të dytin, semiotikun francez, u krijua një gropë në mit, në mitin kulturor të Tiranës.

2.

Të shpjegohem më shpejt se tashmë ndiej se ndonjë lexues ka pasur mundësi të krijojë konstatime të shpejta (“pushteti si aborigjenët australianë”, “një gropë në kulturën e Tiranës”).

Në evolucion, njeriu ka marrë prej shtazëve shënjimin e pranisë së vet, shkroi profesori austriak, dhe njëra prej formave të drejtpërdrejta ishte ajo e vendosjes së një guri mbi tjetrin, që u quajt “totem”, e që më vonë në fise të ndryshme mori forma të ndryshme (druri, guri, etj.). Në evolucionin njerëzor, kombet dhe shtetet kanë zhvilluar më tutje këtë ide të pranisë së tyre dhe kjo më së shumti shihet në njërin prej identiteteve më të forta kulturore, atë religjioz. Në dy mijë vjetët e fundit, posaçërisht me monoteizëm, shoqëritë kanë shënjuar “territorin e vet” kulturor me kisha, xhami, sinagoga, pagoda e piramida. Çdo ngrehinë, pos kuptimit të thellë shpirtëror për besimtarët, ka pasur shenjën totemike të bashkësisë, të pranisë së saj në atë territor.

Godina e Teatrit Kombëtar ka pasur këtë funksion. Ka shërbyer për shfaqje teatrore, e, për fat të keq, edhe për gjykime politike pas çlirimit të vendit, por ka qenë njëkohësisht totem i një kohe. Për okupatorët italianë ka mundur të jetë shenjë e epërsisë së tyre kulturore, të dhuruar një kombi më pak të edukuar, por gjatë këtyre 80 vjetëve të ekzistencës ka marrë një dimension tjetër, atë të një institucioni të nevojshëm elitar të një kombi në zhvillim.

Kështu, Teatri Kombëtar u shndërrua në një mit. Ishte diçka për italianët, ishte diçka tjetër për Shqipërinë e okupuar, diçka tjetër për fatzinjtë që u dënuan me pushkatim nga regjimi i Enver Hoxhës mu në atë teatër, dhe diçka krejt tjetër për aktorët, regjisorët e shikuesit që u rritën në të.

Këtu na hyn në punë gjuhëtari e semiotiku francez Roland Barthes, i cili në librin e tij “Mitologjitë” përcakton se miti nuk është formë, është përmbajtje. Është një rrëfim që zhvillohet tutje.

3.

T’i kombinojmë për një moment këta dy mendimtarë eminentë, aty te gërmadhat e godinës tanimë të rrënuar.

Sipas profesorit austriak, u rrënua një totem kulturor, diçka që fliste për një prani politike e kulturore të një shoqërie tjetër dhe po ngrihet një totem tjetër, diçka që me gjuhën e një arkitekti danez duhet të flasë për një shoqëri që jeton në bashkëkohësi.

Sipas R. Barthes, ky është një mit në zhvillim. Vetë akti i rrënimit të një pjese të rrëfimit për ta zëvendësuar me një rrëfim tjetër është krijimi i një miti, një miti të ri.

E zbërthyer në një fjali të zgjatur, mëngjesin kur u rrëzua godina e Teatrit, u vendos që Tirana (apo Shqipëria) do ta shënonte identitetin e vet të ri me një godinë krejtësisht të re; do ta shënonte vëllazërinë e vet evropiane e globale me një objekt që flet me gjuhën e të gjithëve sot, me atë që arkitekti danez flet në Kinë, New York apo Kopenhagën. Shqipëria më në fund do të kalonte prej një miti, atë të postsocializmit, në mitin e qyteteve globaliste të shekullit XXI.

Rrëfimi mitik është ai i renderit të projektit danez: diçka si vajza e djem të Shqipërisë, me biçikleta, laptopë Apple, bermuda e flip-flop, diçka mes Kalifornisë, jugut të Francës dhe Hong-Kongut. Tirana do të shndërrohet në pikë referente globale, këtë do t’ia sigurojë teatri i ri i projektit danez, i ndërtuar mbi gërmadhat e atij të vjetrit.

4.

Kjo gjë nuk është e re në Shqipëri, e as në ish-Lindjen komuniste. Vendi është përplot emërtime Shqipëria e re, Tirana e re, e kështu me radhë. Parullat e pasvitit 1945 gjithandej shteteve komuniste ishin që “të rrënohet e vjetra për të ndërtuar të renë”.

A mund të jetë e aplikueshme kjo formulë e vjetër “revolucionare” tek pushteti në Shqipëri? Që të jetë rrënuar godina e vjetër e një Teatri të një Shqipërie të vjetër për të ndërtuar një godinë të re të një Shqipërie të re? Është vështirë të pohohet. Madje, është mu ky pushtet që jo shumë larg prej aty rivendosi një bunker për të treguar nëpërmjet Bunkerart-it një pjesë të trashëgimisë së errët të vendit. U hap “Shtëpia e gjetheve” për të treguar historinë e errët të policisë sekrete. Vetë kryeministri, si ministër i Kulturës, ndërmori ripërtëritjen e godinave të ministrive që ishin buzë shkatërrimit. Do të ketë qenë fare lehtë më e leverdishme ekonomikisht dhe teknikisht të ishin rrënuar ato godina (të regjimeve të vjetra) për të ndërtuar godina bashkëkohore njëzetkatëshe, që do të përmbushnin standardet e funksionalitetit administrativ e mbase mund të kishin edhe hapësira qiradhënieje që do të mbushnin arkën e shtetit. Por, ministri i atëhershëm vendosi të kundërtën, duke ruajtur dhe zhvilluar një pjesë të rëndësishme të identitetit të Tiranës, gjegjësisht të mitit të tij mesdhetar. Njëkohësisht, vendosi një standard të rëndësishëm, të bashkëjetesës së shtresave të ndryshme kulturore në një hapësirë të ngushtë të Qendrës së qytetit: Sahatkulla e Xhamia osmane së bashku me Galerinë e arteve socialiste, së bashku me ministritë italiane, së bashku me një qendër tregtare xhami të shekullit XXI.

Përse atëherë duhej kthyer tek rrënimi i “së vjetrës” për të ndërtuar “të renë”? Përse të mos mundësohej një teatër i ri kombëtar, në një hapësirë shumë më të madhe publike e diku tjetër, si një qendër më vete e kulturës dhe njëkohësisht të ruhej kjo godinë e vjetër e Teatrit, si një rojë kujtese?

5.

Nuk ka shpjegim të lehtë.

Ai që ka ekzistuar me vite ishte i një probabiliteti korruptues, që me anë të partneritetit privato-publik, shtytësi i tërë projektit në dëm të kujtesës të jetë profiti i investitorit dhe provizioni eventual që fitojnë pushtetarët. Por kjo mundësi ra, meqë u vendos që i tërë projekti të jetë publik, pa partneritet privat.

Ky i totemeve, i profesorit Eibl-Eibesfeldt dhe Roland Barthes, mund të ketë legjitimitet të plotë, por nëse pushteti i deritanishëm ka qenë i kujdesshëm ndaj kujtesës përse të ndryshojë në rastin e Teatrit?

Ndoshta sepse Teatri ishte “totemi” i fundit kulturor i llojit të vet që ruan kujtesën e gjallë. Bulevardet dikur boshe u mbushën me makina. Shtëpitë e pallatet e komunizmit u zëvendësuan me ato të transicionit e çdo ditë me më të mira se to. Biçikletat u zëvendësuan me makina, librat e shtëpisë “Naim Frashëri” me tabletë që emetojnë “Netflix”. Shenja kulmore të qytetarisë tiranase e të Shqipërisë, ajo që mblodhi përgjatë tetëdhjetë vjetëve elitën e tiron’sve dhe ardhacakëve nga të gjitha viset e që ngjizën një identitet të përbashkët të Shqipërisë bashkëkohore – vetëm ajo mbeti ashtu siç kishte qenë. Vetëm në të mund të kujtohej se arritja kulmore kulturore ishte ajo sallë që mblidhte ata njerëz; vetëm në të mund të mbahej mend se ulëset shërbyen për të përcjellë Molierin dhe gjykimin e “armiqve të popullit”. Vetëm në të ekzistoi vazhdimësia e pandërprerë, një gjenerate pas tjetrës, e regjisorëve dhe artistëve – gjë e rrallë në institucione publike, prej Universitetit tek shëndetësia.

Nuk di çfarë ka qenë motivi. Di që në fund do të dalë se shkatërrimi i godinës së vjetër e identifikoi atë si Teatër të harresës. Dhe se godina duhet të ndërtohet që të krijojë një kujtesë të re. Dhe se vetëm ky akt, pa fadroma, policë e arrestim artistësh, është më vete akt dhune. Dhe se, pas një kohe, njerëzit mësohen me totemin e ri duke harruar se ka ekzistuar ndonjëherë i vjetri.

5 Comments

  1. SI SHPJEGOHET QE TE GJITHE JU ANALISTET FLISNI KRITIKONI DHE ASNJEHERE NUK E KAPNI DASHIN PER BRIRESH ? DERYRA JUAJ O ANALIST ESHTE TI JEPNI PERGJIGJE PSEVE . KUSH ESHTE AI POPULL QE NUK E DO TE MIREN , PSE POPULLI ESHTE DELE DHE NUK I BASHKOHET OPOZITES ? SA E BESUESHME ESHTE OPOZITA ? PSE NUK A NDESHKUESHMERI LIGJORE ? PSE NUK ZBATOHEN LIGJET? PSE MUNGON DREJTESIA? PSE DREJTOJNE AKOMA KRIMINELET? PSE INJORANCA KA KAP KULMIN ? PSE NUK NGRIHEN RROGAT ? PSE BASHKITE I KANE SHUMFISHUAR PUNONJESIT ? PSE NUK DUAN NDRYSHIME ?
    POPULLI NUK ESHTE DELE DHE INJORANT , PERKUNDRAZI ESHTE SHUME I ZGJUAR . KETA JANE TE GJITHE NJESOJ ATEHERE EDHE POPULLI ESHTE PRAGMATIST , KAP ÇA TE KAPESH NGA TE GJITHA KRAHET KJO ESHTE MOTOJA .

  2. Nje gabim te vetem ka shkrimi. Ate qe ne piken 5 thote se ra teoria e propabilitetit korruptues. Mesa duket nuk e di se pas kesaj projekti i ngritjes se kullave pas teatrit do vazhdoje njesoj. Mbase do heqin vetem njeren kulle (ate te paren, me te voglen) si kompensim qe kompania e Erjon Fushes nuk do kete me detyrimin per te bere nje teater

  3. Veton ky shkrim eshte shume teorik dhe kam friken se Presidenti Meta qe nuk ka lexuar asnje liber do ta kuptoje gabim.
    Me praktik,psh merrni drurin dhe rrihini,vrisni e prisni,shaini kudo,,,ai qe fiton luften dhe populli harron.
    Rrofte mbreti.

  4. Ka 3 dite qe ka protesta ne shesh ne Tirane,
    me fort se Ed Rama po pshurren ca hajvane,
    se Rama nga protestat gjithmone dhjet gjak,
    por kete here me teper po dhiten ca Uturak,
    ca Mero zgjebsa e ca Take Spurdhjak avokat,
    qe ne byth te Rames hane mut dite edhe nat,
    sa her ka protest ne shesh Rama merr arrati,
    por le te dhjere e pshurrur keta zagaret e tij,
    qe porsi mizat e mutit ne bythe te Pushtetit,
    llapin dit e nate si ti zgjasin jeten Ram ibretit,
    kur ky Rama i tyre Hurin ne prapanice do haje,
    me fort nga dhimbja Mero e Tak Ngjela do qaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu