• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Universitetit si mundësi për një të ardhme të sigurtë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot të gjitha vendet, jo vetëm ato të pasura, investojnë njëkuotë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në arsim.


Sipas disa përllogaritjeve të UNESCO-s, mesatarja e shpenzimeve për arsim në nivel botëror është rreth 5% e PBB-së, ndërsa në vendet e OECD-së shkojnë nga 58%, ku një pjesë e mirë e kësaj kuote shkon për financimin e universiteteve, (1.55% e PBB-së).


Në vendet e Bashkimit Europian mesatarisht rreth 12% e buxhetit total shkon për arsimin. Kjo pasi arsimimi konsiderohet si leva e zhvillimit ekonomik të një vendi, I cili mund të kontribuojë në parandalimin e varfërisë, nëgarantimin e vlerave humane dhe civile si dhe mund tëshërbejë në luftën ndaj çdo forme diskriminimi.

Sipas nobelistes Montalcini, arsimimi dhe i gjithë proçesi edukativ është faktori primar i forcimit dhe rritjes sëfamiljes, komunitetit dhe ekonomisë në kompleks.

Kontributi në arsimim dhe në rivlerësimin e kapitalit human është baza e misionit të çdo universiteti sot në botëku sipas Schumpeter ata bëjnë trasformimin e njohuriveteorike në vlerë të shtuar për ndërmarrjet dhe shoqërinë.

Universitet sot konsiderohen si një vend tërheqës për gjeneratat e reja të cilat falë tij përfitojnë instrumentat intelektuale dhe motivacionale pët të mbështetur shoqërinëdrejt horizonteve të reja.

Kontributi i tyre në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të një territori bëhet edhe më i rëndësishëm nëse universiteti konsiderohet efiçient, pasi stimulon zhvillimin e ideve dhe mundësive të reja. Ky afirmim mbështetet gjerësisht nga komuniteti shkencor dhe institucionalndërkombëtar, ku disa prej tyre kanë arritur ta konsiderojnë universitetin si njëzhvillues urban duke influencuar pozitivisht shoqërinë dhe ekonominë e njëterritori të caktuar. Kjo falë përmirësimit të nivelit tëkapitalit human në territor, fillimisht duke tërhequr studentët më cilësorë e në vijim duke prodhuar tëdiplomuar të kualifikuar të cilët, nga universiteti spostohen tek ndërmarrjet duke rritur produktivitetin e tyre e duke gjeneruar rritje ekonomike në territorin përreth tyre.

Nisur nga këto fakte le të shohim në vijim realitetin shqiptar. Përsa i përket financimit në Shqipëri për 2020 do të harxhohet për arsimimin rreth 8% e buxhetit total, apo sa 2⁄3 e mesatares së BE-së.

Në 10 vitet e fundit përqindja e buxhetit që shkon për arsimin është reduktuar me rreth 1.5% në vendin tonë.

Në raport me PBB-në kjo vlerë shkon rreth 3.1%. Apo sa 2⁄3 e mesatares se vendeve te OECD.

Ndërsa për universitetin në vendin tonë harxhohet rreth 0.5% e PBB-së, sa 1⁄3 e mesatares së vendeve të OECD-së(tek ne harxhohet më shumë për burgjet se për universitetet).

Përsa i përket kërkimit shkencor në Shqipëri harxhohetpërafërsisht 27 herë më pak se mesatarja e BE-së. Duke reduktuar keshtu ndjeshem cilësinë në disa IAL nëShqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT gati 1⁄5 e të papunëve nëShqipëri janë të diplomuar por këta të diplomuar nuk kanë përfituar kompetencat e nevojshme që kërkon tregu punës.

Pra, një pjesë e sistemit tonë edukativ është i paaftë për të transmetuar kompetencat e duhura ekonomisë, që çdo ditë e më tepër bazohet te capability (aftësi).

Nisur nga këto fakte mund të themi se maturantët për tëpasur një të ardhme më të sigurt tashmë nuk duhet tëmendojnë vetëm për kartonin por për rëndësinë e universitetit dhe kurrikulës që diploma të njihet nga tregu i punës si në nivel kombëtar ashu edhe në nivel ndërkombëtar.

Sot nuk mjafton një diplomë çfarëdo, kjo e fundit duhet të jetë nga një institucion serioz dhe prestigjoz që të çertifikojë cilësinë, të afirmojë kompetencat që mbart një i diplomuar në një kurrikul të caktuar.

Po ashtu sot sugjerohet që të rinjtë të studiojnë në njëgjuhë të huaj pasi kjo është një mënyrë për të perfeksionuar një gjuhë të dytë.

Gjithashtu kompanitë ndërkombëtare vlerësojnë shumë studentët e universiteteve të huaja pasi kjo ndihmon në formimin e kontakteve profesionale dhe në zgjerimin e network-ut të njohjeve dhe u jep mundësinë të ndërveprojnë me njerëzit qe vijnë nga vende të tjera, të cilët kanë një kulturë tjetër.

Tashmë universitete që disponojnë karakteristikat e mësipërme janë edhe në Shqipëri. 

*Dr. Klodian Muço PhD – Lektor pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” 

 

1 Comment

  1. KJ QE THOTE INSTAT ESHTE MASHTRIM KUR THOTE SE STUDENTET NUK KANE MARRE EDUKIMIN E DUHUR PER TU FUTUR NE TREGUN E PUNES NE TREGUNE E PUNES JANE FUTUR ATA NJERZ TE RINJE QE NUK KANE FARE UNIVERSITET DHE PAS VAZHDIMIT TE PUNES NISIN DHE UNIVERSITETIN DHE E KANE TE SIGURT PER TA MBARUAR BILE ME NOTA SHUME TE MIRA SEPSE DIHET ESHTE I PUNESUAR NE ATMINISTRATEN SHTETERORE DHE I DUHET ME PA TJETER 9-10 DHE DUHET TE JA JAPIM SEPSE BABIN E E DREJTOR MAMIN E KA SHEF E KESHTU ME RADHE NDERSA ATA QE KANE MBARUAR ME NOTA TE MIRA STUDIMET RRINE NE SHTEPI PRA ISTAT MASHTRON………….KRIM KRIM KRIKM KRIM MASKARENJE RRENI PER HAVA .KRIM KRIM…………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu