• |
ide | kryesore

Altin Basha hedh poshtë zërat për një largim të Portokallisë nga Top Channel

-Instant, Paparazzi, Slider
portokalli.jpg



Pasi u përfol se Portokalli do të largohej nga Top Channel pas 17-vitesh në drejtim të Abc Neës, Altin Basha hedh poshtë këto zëra.
U përfol se spektakli i humorit nga “Portokalli” do të quhej “Mandarina” dhe se kontrata tashmë ishte firmosur.

Por të gjitha këto thashetheme i hodhi poshtë regjisori i emisionit, Altin Basha. Në një intervistë për “Panorama.al”, ai mohoi zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel.
“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në një televizion për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me atë televizion për shkak të thashethemeve që janë përhapur”, është shprehur ai.

Ndërsa pranoi se në fakt ofertat kanë qenë të shumta nga televizionet e tjera.
“Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta”, shtoi Basha.



4 Comments

  1. Altin,emisionit qe drejton,Portokalli,me kohe,i duhej ndryshuar emeri.Emeri i vertete (por rme shume bazuar ne preferencat e trupes),duhe te behet MAVI,sepse keshtu edhe kenaq tendencat e shume prej aktoreve te saj,te cilet,me shume epsh,e shprehin edhe ne rolet qe luajne.Shumepak aktore,luajne rolin thjesht artistikisht,e pa emocione te papermbajteshme,megjithese duhet thene se aktoret,ne pergjithesi,jane ne nivelet me te larta te humorit,tek ne,por ah,sikur te mos ishin te politizuar thelle,bile disa prej tyre,edhe e shprehin,duke mos respektuar jo thjesht etiken,por duke ngritur lart flamurin e “zemres”:publikisht,i duket vehtja edhe si heronj.Dhe fjalet qe thuhen,nuk kane lidhje fare,me prezencen tuaj ne nje TV tjeter,jo Altin,te pakten ti,mos e genje vehten,se ne te tjereve,jo.

  2. portokallia kurre nuk ka qene as ne nivelin mesatare te humorit pa cka se ne trupen e aktoreve nje pjese e vogel jane vertete aktore shume te mire.shume prej tyre nuk meritojne te jene as punetore te skenes.si regjizor nuk eshte as ne nivelin e me te pa aftit si zehraudin dokle.menyra e prezantimit si para 50 vitesh por me ndryshim se prezentusja qe jo vetem e pa nevojshme por vetem per tu dukur e bukur gje qe nuk e ka pra bukurine me gjate nuk di rreth kesaj perse eshte aty por gjithesesi rrogen e merr ,niveli i teksteve teper i dobet i pershtatshem per nje audience te nivelit injorant.humori qe tenton te behet me shprehje e fjale banale.pa satire,pa humor ,pa kulture pa edukete.si duket kjo eshte filozofia dhe portreti i ketije “rregjizori”i dale nga hiçi.ne kete kontekst nuk ka fare rendesi nese dote vazhdoje ose jo.

  3. Pse, ti mund ta besh fare mire Regjizorin e Partise!
    Nderkohe qe i gjithe TopChannel tashme eshte shnderruar ne “Portokalli”, si televizion!
    Largohu me dinjitet dhe permireso regjine e Rames me kelyshe, se kane nevoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *