• |
ide | kryesore

Basha për 47-vjetorin e revoltës në Spaç: Askush s’duhet të qëndrojë mënjanë kur atdheu përballet me sfida, diktatura do të mbërrijë edhe tek ata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka kujtuar me një mesazh 47-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit. Ai shkruan se ato 3 ditë lirie e tronditën nga themelet Sigurimin e Shtetit, aty u thirr për herë të parë me zë të lartë se Shqipëria do të bëhej si Europa. Basha thekson se burrat që kryen revoltat e Spaçit dhe të Qafë-Barit janë një frymëzim se kauzat fitojnë, edhe nëse ato kanë kundër falanga të armatosura. Kreu i PD shkruan më tej se nga Revolta e Spaçit vjen edhe paralajmërimi profetik se askush s’duhet të qendrojë mënjanë, kur atdheu përballet me sfida të mëdha, sepse mekanizmi keqbërës i diktaturës herët a vonë do të mbërrijë edhe tek ata.


MESAZHI I BASHËS
47 vjet më parë, kur diktatura komuniste e kishte zhytur Shqipërinë në izolimin e saj më të madh, një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist, dhe shpallën aty një zonë të lirë nga diktatura. Ato 3 ditë lirie e tronditën nga themelet Sigurimin e Shtetit, aty u thirr për herë të parë me zë të lartë se Shqipëria do të bëhej si Europa.


4 heronjtë martirë të Revoltës së Spaçit, Hajro Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, ishin lajmëtarët se shqiptarët asnjëherë s’do të pajtoheshin as me dhunën, as me diktaturën komuniste e as me çfarëdo regjimi që do synonte t’u hiqte atyre lirinë. Në dokumentet e Sigurimit të Shtetit, aty ku raportohet për dhunën çnjerëzore që diktatura përdori për ta shembur rezistencën e të burgosurve politike raportohet me tmerr paralajmërimi profetik që qëndrestarët i bënë zv/ministrit të Brendshëm të diktaturës: “Edhe ju do të përfundoni këtu, sepse është ngushtuar rrethi dhe diktatura po ha bijtë e vet”.

Revolta e Spaçit dhe qëndresa 3-ditore e të burgosurve të Spaçit pati një jehonë të gjerë në të gjithë vendin. Ideja e qëndresës e tmerroi regjimin diktatorial. Për të treguar këtë trashëgimi të qëndresës së shqiptarëve, të cilët nuk e pranuan asnjëherë diktaturën, fiks 11 vjet më vonë, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit, ish-të burgosurit politikë u ngritën sërish në revoltë në burgun famëkeq të Qafë-Barit. Të burgosurit politikë po e mposhtnin makinën e regjimit, jo vetëm me qëndresë madhështore, shembull në të gjitha vendet ish-komuniste, por edhe me simbole.

Qafë-Bari ishte një përkujtim i denjë i revoltës së Spaçit, 11 vjet më pas, dhe që të dyja revoltat janë sot një trashëgimi politike që e gëzon çdo rezistencë qytetare kundër padrejtësisë dhe kundër çfarëdo regjimi që e gënjen mendja se mund t’ju marrë shqiptarëve të drejtat e fituara në Lëvizjen e Dhjetorit ’90.

Burrat që kryen revoltat e Spaçit dhe të Qafë-Barit janë një frymëzim se kauzat fitojnë, edhe nëse ato kanë kundër falanga të armatosura. Nga Revolta e Spaçit vjen edhe paralajmërimi profetik se askush s’duhet të qendrojë mënjanë, kur atdheu përballet me sfida të mëdha, sepse mekanizmi keqbërës i diktaturës herët a vonë do të mbërrijë edhe tek ata.

Nga revoltat e Spaçit dhe të Qafë-Barit ne trashëgojmë shembullin e atdhedashurisë. Duke nderuar kujtimin e martirëve të Spaçit dhe Qafë-Barit, shqiptarët nderojnë sot historinë e tyre të lavdishme të qëndresës ndaj diktaturës dhe rinovojnë angazhimin për të mos iu shmangur përgjegjësisë kombëtare që kanë, për ta shkëputur përfundimisht vendin nga kthetrat e diktaturës së hajdutëve dhe kriminelëve dhe për ta rikthyer atje ku i takon, në gjirin e Perëndimit.

7 Comments

  1. Ja tradhtari sorrosian bën sikur ju pre barku për ish të burgosurit… Përveç kësaj, po të shohësh këtë tip tek foto, sheh nje njeri fallco, i llustrosur kokë e këmb, bosh, e me sy pa ndjenja. Nje kukull në duart e armiqve të kombit.

  2. “Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture,ju komunistet e rinj duhet ta kishit ruajtur,per vuajtjet e nje populli te tere,por ju shkatarruat gjithcka o plera

    1. Mos eshte prishur ne 4 te mengjesit Hotel dajti? ….se kam ca dite pa kaluar aty….
      Mos eshte ne plan te prishet dhe te behen nja 7 kulla aty?
      Mos ishte nje tempull publik kulture ky hoteli, qe paska shitur Basha, komunisti i ri?

      Ku e ke bere shkollen, qe te coj qenin?

      I shkruan mendimet pas cigares se hashashit, apo perpara?

  3. TI REVOLTAT I KUJTON KUR TE DUHEN DHE I MOHON ATHERE KUR PIKESRISH DUHEN KUJTUAR.
    HIPOKRIT . TI JE ME INDYRE SE RAMA , BILES SHUME E SHUME ME I NDYRE SE AI PALLOSH 2 METROSH.
    HAAAK …HAAAAAH………………..PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

    1. E saktë, te paktën Rama nuk e fsheh, e tregon shqeto se kush është, kurse ky dhe ai Veliaj jane dy skutha, thengjij të mbuluar.

  4. o te qifsha revolten e spacit, vetem ne shqperi perkujtohen revolta te burgosurish qofshin keto dhe politik. Mendo ca do besh tani po leri heroizmat e popullit tone ne shekuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu