• |
ide | kryesore

“Elseid tek Roma është një ka**ik i madh”: menaxheri i Hysaj ndryshon kurs

-Instant, Sport



“Oferta për Hysaj? Me problemet që janë, nuk mendohet për merkato. Elseid tek Roma është një ka**ik i madh”. Një ndryshim kursi i artikuluar për Radio Punto Nuovo, nga menaxheri i mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë dhe Napolit, Mario Giuffredi, që ka mbyllur qartë hipotezën verdhekuqe për të asistuarin e tij.

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët që janarin e kishte si dritaren e lirisë për tu larguar nga Napoli, ku humbi vendin si titullar me Carlo Ancelotti dhe ku thyerja e mardhënieve edhe me drejtuesit e klubit u duk e pangjitshme. Me Gattuso gjërat ndryshuan (“Më mirë se ai kemi pak për momentin, ai mund të luajë rolin mirë, ai është duke luajtur ndeshje të mira”).

Deklaratat e menaxherit të kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë linin të kuptohej se gjithcka me të kaltrit kishte përfunduar dhe se Napoli do të bënte mirë ta shiste lojtarin në janar, duke ulur madje kërkesat ekonomike për të favorizuar largimin në këtë dritare merkato, në mënyrë që mos ta humbiste me parametër zero në qeshor, kur shkodrani shkon në skadencë kontrate dhe tani duket se mundësia më e mirë është qendrimi nën Vezuv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *