• |
ide | kryesore

Flet biznesmeni/ Shkëlqim Fusha pranon se do ndërtohen kulla (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk i ka prishur planet e kompanisë “Fusha” për të zhvilluar planin e saj të biznesit për këtë zonë, ku ajo zotëron një pjesë të truallit. Drejtuesi i kompanisë, biznesmeni Shkëlqim Fusha, i kontaktuar nga TvT na thotë se ambicia e tij është po e njëjta.

“Ëndrra ime është e njëjtë me të parën.”

Gjithçka do të ndërtohet, përfshi teatrin e ri dhe kompleksin pas tij është sipas të njëjtit projekt, atij të danezit Bjarke Ingels.

“Po patjetër, është projekti i Bjarkut. Ishte i përgjithshëm, multifunksional. Nuk ishte vetëm teatri, trualli ishte i studiuar i gjithi në të 4 anët e rrugës. Po, patjetër. Dëshira ime ajo është që ta zhvilloj pronën time. Dhe në varësi të nevojës, në varësi të rakordimit me studimin, jo kështu…kuturu. Prandaj ishte bërë që të bëhej studimi në një dorë. Tek pjesa ime patjetër që do qëndroj.”

I rezervuar për të dhënë shifra sa ka kushtuar projekti i Teatrit të Ri që u pagua nga kompania “Fusha” dhe që u riprezantua nga kryebashkiaku Veliaj para pak ditësh, biznesmeni Fusha thotë se do t’i përmbahet premtimit që u ka bërë drejtuesve të bashkisë për t’u dhuruar projektin.

“Projekt-ideja është bërë nga Bjarku dhe porositur nga ne, është e paguar nga ne te Bjarku dhe ne nuk na duhet më, në fund fare mund t’ia dhurojmë bashkisë. Po, u kam premtuar, është e tyre.”

Biznesmeni Fusha është besimplotë se edhe Bashkia e Tiranës do t’i qëndrojë bashkëpunimit për të dhënë tokën publike në funksion të këtij plani.

“Nëse do Bashkia le të bashkohet me ndërtimin për interesat e veta. Kjo është një pjesë që i përket një faze më tutje. E mira do ishte që bashkëpunimi të funksionojë. Studimi bëhet i përbashkët dhe bëhet një zhvillim më bashkëkohor dhe pjesa tjetër që mebetet jashtë zhvillimit, qoftë privat qoftë të bashkisë i takon përllogari të teatrit, shesh. Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë. Teatri përveç 5500 apo 5200 tokë reale, përfitonte si shesh edhe më tutje edhe më gjerë. Por gjithë shesh do të bëhej, i gjithë shtetit i kalonte.”

Ambiciet e kompanisë dhe vetë zotit Fusha për këtë plan biznesi kanë qenë edhe më të mëdha kur ky projekt u ideua. Ai tregon se plani fillestar nuk parashikonte kufij, por reagimet që pasuan sçuan në rishikimin e planit.

“Me projektin e parë prekej vetëm toka e Bashkisë, jo Teatri zero Teatri. Teatri flasim gjithmonë për projektin e fundit se Teatri fillimisht nuk shiteshin kufinjtë me zhvillimin e parë fare, me studimin e parë fare. Nuk shiteshin kufijtë. Kur u nxeh arena politike, u larguam 100% nga Teatri. Nuk e preknim asnjë centimetër. Zhvillimi privat bëhesh në zonën tokë-Bashki dhe tokë private.”

Fusha nuk e kursen falenderimin për ata artistë që u pozicionuan pro planit të tij të bzinesit, por para së gjithash thotë ai është plani i tij ekonomik.

“Patjetër që pata zhgënjim, artistët e zgjeruan gamën më shumë nga sa kërkuan. I falenderoj ata që bashkëpunuan, por kur filluan të zgjeronin kërkesat, më prishej bilanci ekonomik.”

Kompania “Fusha” është akuzuar për lidhje klienteliste me Bashkinë e Tiranës, nga e ka cila ka përfituar një mori tenderash publikë. Fusha mohon që tenderat t’i ketë përfituar në mënyrë korruptive dhe thotë se fitues të garës e kanë bërë serioziteti dhe profesionalizmi që ka treguar.

“Mund t’i verifikojë secili në qoftë se ka një privilegj, do ta përgëzoja por absolutisht nuk ka lidhje fare. Pa diskutim. S’ma ndjen fare në atë krah. Garat ishin të hapura sipas ligjeve shqiptare. Në shumicën e rasteve unë kam qenë i pari, ose ka patur konkurrencë fare të padenjë.”

Për zbatimin e projektit të Teatrit dhe planit të saj biznesit, kompania Fusha themeloi në shtator të vitit 2018 kompaninë Tirana National Theatre and Development, ende me status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit siç tregon ky ekstrakt. Në përshkrimin e objektit të veprimtarisë thuhet se investimi ka si qëllim projektimin zhvillimin, ndërtimin dhe mobilimin e teatrit të ri kombëtar dhe godinave multifunksionale si hotel, zyra banimi dhe shërbime./ Tema Tv



19 Comments

  1. Po e lanë qytetarët e Tiranës këtë leshin e Veliajn të ndërtojë kullat në tokë publike(që ky leshi e quan tokë bashkie) atëherë qytetaria e Tiranës ka mbaruar e nuk duhet më as të festojnë festën e ngritjes së flamurit në qytet se ai qytet nuk ekziston më. Ta quajnë si të duan Ramagrad apo Veliajburg….po Tiranë nuk mund të quhet më.

    1. Je paksa si mbrapa, por shic thote populli: Me mir vone se kurr.
      Ka disa vite qe ka mbaruar qytetaria e Tirane, per te mos thene pastaj qe me shume se gjysma e Tiranes (atyre para viteve 90) kan ik ne emigracion.

    2. Dmth e gjithe kjo dhimbje e perpjekje e rrafshim i historise per nje injorant me shkolle si Fushaj dhe per nje injorant me ligesi e skuthllek si Veliaj… Ku jemi katandis qe s na ze mortja

  2. Na plasi kari cfare do te beshe katnari farkes! Ne e kemi me talibanin Rama Punen pa ate ti shkone ke stalla jep silazh lopes

  3. Te gjitha asetet qe ky kishte mezi kapnin shumen e katet milion eurove , atehere si do ti ndertonte keto objekte ky kur vetem Teatri kushtonte minimalisht 30 milion euro ? Ku do ti gjente leket ky kur dihet qe bankat nuk japin hua me te madhe sesa 35 % te shumes qe ti je ne gjendje te mbulosh ?
    Edhe ky eshte pjese e ketij krimi kriminelo-shteteror dhe si i tille duhet trajtuar . Kerkojini faturen bankare te pageses se projektit ketij genjeshtari e bashkepunetori ne krim .

    1. EDHE UNE KA DYSHU GJITHMONE QE KY VETEM ESHTE PERDOR DHE NUK KA PAGU ASGJO SEPSE PROJEKTI OSHT POROSIT 2-3 VJET PARA SE TE PERDOREJ EMRI I KETIJ NGA PALLOSHI.

  4. Meqe do nje rast te lidhjeve klienteliste une po i jap nje krejt banal ne rendin e perditshem te vjedhjeve qe ben ky me Erin. Ne nje nga drejtorite e Tiranes qe furnizon ujin dhe rregullon kanalizimet pati nje rast emergjence dhe duhej nderhyrja e shpejte ne rrjet. Edhe pse kane me dhjetera hidraulike e inxhiniere i’u drejtuan shpetimtarit te tyre te preferuar Fusha. Fusha e beri punen per 20-30 milion te vjetra por problemi ishte se nuk kishin si t’ja kalonin leket sepse Fusha kishte punuar pa tender dhe kontrate. Si ta zgjidhnin? Bene nje tender me fond limit 100 milion per nje pune qe ishte mbyllur me maksimumi 30 dhe i thane Fushes te futet. Ngaqe tek Fusha nuk kerkojne asnjehere ne sistem tendera me vlere aq te vogel e humben tenderin dhe nuk u futen dot. Nderkohe kishte hyre nje tjeter firme qe eshte krijuar pasi lali fitoi bashkine. Kjo firme lidhi kontraten me drejtorine per nje pune qe tashme ishte bere. Punen qe nderkohe ishte bere ia nenkontraktoi Fushes. Ne baze te kontrates me drejtorine mori 100 milion dhe ne baze te nenkontrates ato 100 milion ia kaloi Fushes. Ky eshte nje rast qe mund te kapet shume kollaj nga tatimet, klsh apo kushdo, sepse faturat jane identike ne vlere me njera-tjetren dhe per me teper eshte nenkontraktuar me shume se 40% qe lejon ligji. Si ky rast ka pafund

  5. San Siro mund të prishet. “Nuk paraqet interes kulturor dhe për këtë arsye nuk duhet të mbrohet nga Ligji i Trashëgiminë Kulturore.

    Kjo u deklarua nga Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, në Itali

    Paskësaj i hapet rrugë projekteve të paraqitura nga Inter dhe Milani për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e ‘Meazza’.

    Sipas Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, ai nuk mund të mbrohet nga ligji i trashëgimisë kulturore pasi te ky objekt arkitekturor, i ndërtuar në vitin 1925-’26 ka pësuar ndryshime të thella pas zgjerimit dhe adaptimit në vitet 1937-’39 dhe më pas në vitet 1953-’55, përveç atyre të viteve 1989-’90, si dhe nga punimet e pas vitit 2000.

    Me pak fjalë, sipas komisionit shtetëror, “arkitektura fillestare i është nënshtruar një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me publikutn dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për tq qenë një destinacion futbolli dhe argëtimi publik”.
    Shikoni shpellkare cfare prishet neper bote dhe ju karat e salihut e lulushit qe nuk e kane pare teatrin me sy ne jet-set tuaj na tregoni dhembshurine tuaj

    1. Te kam thene 100 here qe nuk nxirret gruaja ne pazar keshtu sic e nxjerr ti: e ka si shpelle-kari, shpelle-saliu. Tani shko masturbohu prape kur te behet shembja e rradhes. Zvarranik i ndyre!

    2. Ne Itali nuk shkaterrojne Arena di Verona per te ndertuar nje te ri o Taliban i kultures, por ndertojne nje teater te ti diku tjeter .
      Por ti je Taliban dhe nuk do e kuptosh kurre .
      I N J O R AN T E!!!

  6. Nese Fusha sh.p.k dhuron projektin atehere eshte ne konflikt te paster interesi per cdo plan zhvillimor ne te ardhmen ne ate zone. Nje kritike per Lapsi.al..duhet te beni nje shkrim per argumentimin qesharak te prokurorise per pushimin e hetimeve per arber maznikun dhe dhomen e hotelit te paguar nga fusha shpk

  7. çimiiiiiiiiiiiiii……. ishalla nuk ke hedh nej lek ke kjo pune, se te parit ty ka me fut ky ari i gjate. E njohin te gjithe ish bashkepunetoret, se nuk i kane mbet me bashkepunetore nga ata me te cilet i bente punet se ja u futi te gjitheve. Dhe tani normal qe ka frike edhe hijen e vet. Edhe nje here nese ke hudh lek kerkoja te ti ktheje menjehere se do te fusi shpatllen, pasi tashme kane hy ne loje aktore qe ky kari i gjate nuk ka me bythe ti mbaje me asnje forme apo menyre.

  8. Kur i thone ketyre horrave langaraqer e drogaxhinj katunar ” biznesmen” me vjen per te vjell. Mund ti permendni dhe mender emrin thjesht. Dhe dijeni se me te poshter se katunaret nuk ka. Nuk mund te gjendet.

  9. Ti miri i stalinit zigurin xixa fax lenin mbas protestes se lulushit shkove per te Qire motren vazjen tende si ju ka urdheruar salihu se i sherben per shtimin e rraces se qelbur te ceceneve shpellkare,sa me shpesh ti Qish motrat e vajzat aq me mire ndihet salihu,o rrotKari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *