• |
ide | kryesore

Italia rihap aeroportet më 3 qershor, anulohet karantina për udhëtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa muaj bllokim për shkak të koronavirusit, Italia do të hapë më 3 qershor aeroportet. Lajmi është berë publik nga Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ministrja.

Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori. Po ashtu mësohet se do të anulohet karantina për ata që hyjnë në territorin italian.



1 Comment

  1. Edhe Lideri Suprem do te hape aeroportet e Kukesit Vlores dhe Kucoves me venset partnere strategjike si Jemeni, Venezuela dhe Koreja e Veriut me 3 qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *