• |
ide | kryesore

Kulla në vend të Teatrit, Berisha i përgjigjet akuzës së Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sot në studion e emisionit “Opinion” akuzave të kryeministrit Rama se në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës i ka ardhur një ofertë për prishjen e godinës së teatrit për të ndërtuar aty një “shoping plazza” dhe që kishte bekimin e kryeministrit të kohës.

“Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, – tha Rama në një studio televizive ditën e djeshme.

Por ish-kryeministri Berisha tha se ky është një mashtrim dhe se nuk ka ekzistuar kurrë një ofertë për të ndërtuar në truallin e teatrit një qendër tregëtare.

“Një mashtrim ordiner i pafytyre sepse kurrë nuk kam pasur asnjë ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare. Kam pasur oferta për stadiumin dhe kam qenë kategorik, por për Teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri për të ndërtuar një qendër tregtare. Është një trillim për të mbuluar genocidin kulturor që bëri Rama kur shembi një nga simbolet kombëtare”, – tha Berisha.



4 Comments

  1. Tirana u betonua me kulla ne kohen e ramses. Dhe u mbyt me qendra tregtare ne kohen e rames. dhe jugu u shkatrua ne kohen e rames. dhermiu nga perl me gur u kthye ne beton letyre me pluhur se dhe guret ja kane heq. sala dhe te tjeret kane miljona kusure. te gjithe bashke shkatruan jeten e cdo shqiptari dhe i shnderruan derrat e katundeve dhe egersirat drogmen e perdhunues te provincave ne ” biznesmen”pa permendur me cfare letyrash e mbushen sistemin e drejtsise administraten policin etj etj. Me pak fjale kembet i vune ne kok e koken ne kembe. Zoti i marrofte pa dallim cfare kane bete. Pa permendur llumin e mediave.

  2. Sali Berisha ti do jesh i pari ne rradhe per tu varur poshte boleve te kalit te Skenderbeut! Pas teje Nano, Rama, Meta e me rradhe! Berisha alias penicilina, dosja bisturia agjend i UDB-se!

  3. Po c’vlere ka t’i pergjigjesh karlliqeve te Rames qe ben sikur harron se PD i pati per 2 vjet edhe qeverine dhe bashkine e Tiranes dhe mund te bente literalisht cfare i donte trapi dhe nuk e beri. Sic po thoshte edhe Lubonja, te pakten keta u terhoqen nga shembja e piramides per shkak se ofendonte ndjenjat e ca nga krijesave me te neveritshme qe kane populluar ndonjehere token, sic jane komunistet e atyre fshatrave te Tepelenes a Vlores. Brrr, me t’u ngjeth mishi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *