• |
ide | kryesore

Meta: Kur të shpërndaj parlamentin, do të shpërndaj edhe qeverinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta është shprehur se do të mund ta shpërndajë Parlamentin kur ta kërkojë populli. I ftuar në “Çim Peka live”, Meta tha se shpërndarja nuk është një gjë shumë e thjeshtë, por as e vështirë dhe se për këtë nismë, do t’i duhet mbështetja e gjithë shqiptarëve, por sipas Metës, me këtë qeveri është e kotë të shkohet në zgjedhje.

“Nëse do nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë. Dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar.


Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamundur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje. Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidentit t’indërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit.

Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje,”– tha Meta. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Aleanca për Teatrin transformohet në Lëvizjen për të hequr vettingun dhe ONM nga Kushtetuta,nuk ke kellqe o like floriri ta besh ate qe thua,por aktoret te besojne ke lajthitja e radhes shko te mona e qetsohu

  2. Shperndaje shperndaje se ta beri paralajmerimin ambasadorja Amerikane,ti me plakun e pjerdhur Berisha po mundoheni me te gjitha menyrat per te destabilizuar vendin me qellim qe te pengoni krijimin e gjykates kushtetuese e cila do ju çoje prapa hekurave…

  3. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

    Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu