• |
ide | kryesore

Ndalohen protestat tek arbitri e lamtumirë maskota: ja si do të rinisë Serie A

-Instant, Sport



Lega Serie A ka zbuluar linjat për tu ndjekur në prag të një nisje gjithnjë e më të mundshme të kampionatit pas mesit të qershorit, nga stadiumi, tek dhomat e zhveshjes, duke kaluar për intervistat e kërkesat higjeno-sanitare. Në impiantin e ndeshjes do të jenë maksimumi 300 persona, asnjë kontakt me arbitrat përpara nisjes së lojës, ndërsa gjatë ndeshjes do të jetë e ndaluar të protestosh e ti afrohesh më pak se 1,5 metra. Ndalohen shtrëngimet e duarve, lamtumirë maskotave.

NË STADIUM
Stadiumi i ndarë në tre zona: Zona teknike, shkallët, zona e jashte e stadiumit. Maksimumi 300 persona në total. Maksimumi 100 për zonë. Linjat guidë specifikojnë në detaje numerin e personave në zona të ndryshme në momente të ndryshme gjatë zhvillimit të ndeshjes. Edhe kapësit e topave do jenë 4. Është përcaktuar edhe numri i gazetarëve në tribuna (10), i steëard e të gjithë anëtarëve të sigurisë.

MBËRRITJA NË STADIUM
Ardhja e skuadrës me autobusë të ndryshëm ose mjete transporti (rritje e distancës së sigurisë ose përdorimi i maskave mbrojtëse në fytyrë). Skuadrat e arbitrat do të mbërrijnë në orare të ndryshme. Për skuadrën e shtëpisë rekomandohet ardhja e lojtarëve me makinat e tyre.

DHOMAT E ZHVESHJES
Përdorimi i sa më shumë dhomave të lira, për të patur mundësinë të ndahen titullarët, portierët e rezervat. Nuk do të lejohet asnjë kamera televizive në brendësi të dhomave të zhveshjes që do të jenë të higjenizuara.

CEREMONIA E NDESHJES
Skuadrat do të futen në fushë në dalje të ndryshme për të shmangur grumbullimet. Evitohen shtrëngimet e duarve, foto e skuadrës, nuk do të ketë maskota e as fëmijë që shoqërojnë zakonisht futbollistët.

INTERVISTAT
Si në intervistat mini flash (në fund të pjesës së parë) ashtu dhe super flash (fundi i ndeshjes) duhet të respektohen distancat mes gazetarit e futbollistit të paktën 1,5 metra e të realizohen me mikrofon boom. Mixed zone do të mbetet e mbyllur. Konferenca për shtyp modeli F1: pyetje përmes skype-ëhatsapp, me prezencën e maksimale për tre titullarë që kanë të drejtën e transmetimit.

KËRKESAT HIGJENO-SANITARE
Janë parashikuar norma të ashpra higjeno-sanitare për të garantuar siguri maksimale për të gjithë ata që janë prezent në stadium. Skuadrave do ti kërkohet matja e temperaturës trupore, përdorimi i disinfektuesve, ushqime të përgatitura, shishe uji të personalizuara, përdorimi i dusheve-dhomave të zhveshjes në grupe të vogla e në distancë minimale prej 2 metrash.

TË REJA ARBITRALE
Asnjë person nuk mund të futet në dhomën e arbitrave. Nuk do të ketë më mbledhje arbitrale. Futbollistët nuk mund të protestojnë më kundër arbitrave e nuk mund të afrohen për asnjë arsye më shumë se 1,5 metra distancë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *