• |
ide | kryesore

“Nuk ka kohë të mjaftueshme”: tekniku i Bylis i jep zë, shqetësimit të të gjithëve

-Instant, Sport



Bylis u konsiderua si një surprizë e Superiores, por nga janari deri në ndërprerjen e kampionatit humbi terren duke zbritur në vendin e 7 me 36 pikë. Tani, për ballshiotët gjithcka duhet të nisë nga fillimi, gjë që na fakt nuk është e lehtë, në kohën kur faza e stërvitjeve kolektive nuk ka nisur në atmosferën më të mirë, me mungesa lojtarësh të rëndësishëm në daljet e para të skuadrës që redukton edhe më shumë kohën në dispozicion për të qenë gati për kampionatin.

Ky është shqetësimi i madh i teknikut të ballshiotëve Veljko Dovedan: “Nuk është kohë e mjaftueshme kjo që kemi në dispozicion, jo vetëm për ne, por për të gjitha ekipet. Duhet të bëjmë minimumi 2-3 ndeshje miqësore, për të parë gjendjen e grupit dhe për të përmirësuar situate taktike, shumë të rëndësishme, pas dy muajsh inaktivitet”.

Pas një faze të tretë për tu harruar Bylis kërkon të vihet në ndjekje të Europës: nga Laci i vendit të tretë Bylis e ndajnë vetëm 5 pikë, që ballshiotët do mundohen ti rikuperojnë në javët e mbetura, pa harruar edhe Kupën e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *