• |
ide | kryesore

Pakti pas shpine/ Rama flet për dyshimet e ambasadores së SHBA dhe partinë që do bëjë Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ia faturoi lidhjes mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim për zërat se ka një pakt “pas krahëve për të ndryshuar reformën në drejtësi”.

“Ambasadorja amerikane ka bërë sot një Twitt që duket hermetik, por që nuk është dhe aq hermetik. Shumë shpejt do shikoni dy gjëra. Do të vijë shumë shpejt dilema: të hyjë apo jo në zgjedhje, të marrë pjesë, por ka hall se humb apo të mos hyjë.


Është dilema e madhe e Lulit kjo si dhe do të rikthehet çështja e reformës në drejtësi. Do të kthehet shumë shpejt reforma në drejtësi” – tha Rama që aludoi se Meta mund të krijojë një parti politike.

“Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që pak nga pak do të transformohet në një parti të presidentit. U mblodhën te teatri duke folur për Teatrin, demokracinë, etj dhe pak nga pak do të dalë një Grilo edhe këtu” – tha Rama. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Aleanca për Teatrin transformohet në Lëvizjen për të hequr vettingun dhe ONM nga Kushtetuta,lulushi kryetar salihu keshilltar gjitholog,nen kryetar per thesarin

  2. Kush do jet Grillo?? Ah keta mjeshtrat tan si duan te bejn pushtet.
    Me demek keta jan ata qe do bejn polin e tret. U doli boja mor majmuna.
    Kujtoni se do beni nje pol te tret qe tu prishni mendjen njerzve. Po me Grillo alla shqiptarce, nuk do ju eci. Nese nga levizja e teatrit del ndonje gjasme parti.
    TA GEZONI. DHE TI PINI LENGUN.

    1. Keni shumë të drejtë ju dy komentuesit më lart.

      Nuk duam pluralizëm!
      Nuk duam të drejtat tona se na i mbron edi rama.
      Roftë rilindja!
      Në të sëmës Shqipërisë, se kemi edin dhe rilindjen.

  3. Aleanca për Teatrin transformohet në Lëvizjen për të hequr vettingun dhe ONM nga Kushtetuta,mete jep dorheqje qe mos ta shkarkojne se i qendron ne cv,mer frenat e aleances dhe te vv ne shqiperi pakt me albinin dhe futen ne zgjedhje i vetem pa lulzimin

  4. Më 14 maj 2020, Adnor Shameti propozoi ndryshimin e kritereve përzgjedhëse për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

    Deputeti socialist e justifikoi ndryshimin e ligjit me nevojën për të përshpejtuar plotësimin e dy gjykatave me gjyqtarë.

    Ky projektligj po shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

    ****

    DMTH KIM e ka me opoziten sipas Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu