• |
ide | kryesore

Përmbledhja e mediave më të mëdha ndërkombëtare për shembjen e teatrit: Grusht shteti në kohë pandemie

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Fotot e dhimshme dhe filmimet e tmershme të shembjes së Tetarit Kombëtar kanë zënë hapsirat dhe vendet kryesore te mediave më të mëdha botërore. Në shumicën e tyre është analizuar ajo që Edi Rama e quan “balta e eksportuar” e një rregjimi autokratik, që një ditë fundjave, në 04 30 të mëngjesit, në kushtet e pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme vendosi të ngrejë fadromat mbi një monument të historisë sonë. Lapsi.al po sjell këtu artikujt analitikë dhe fotot më të spikatuara që u botuan në mediat më të njohura të kryeqyteteve perendimore…

Rama ka zhgënjyer edhe Votuesit që e besuan


Gazeta franceze Liberation e qendrës së majtë i ka kushtuar një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rrezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama.

Gazetari Luis Seiller shkruan:”Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikat e kryeministrit socialist, Edi Rama. Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan ngjalli shpresat e të rinjve kur u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013. Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon më besim tek qytetarët.

Zgjedhjet e fundit lokale Partia Socialiste garoi e vetme në shumicën e zonave, pa kundërshtim. ka edhe më keq, ky politikan pro-evropian i afërt me presidentin turk Erdogan është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm. Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka vendosur ligje veçanërisht drakoniane, ku kërkohet lejea e policisë për të bërë pazar. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë”.

Francezja Liberation për prishjen e teatrit: Rama akuzohet si autoritarist që i shërben oligarkëve. Zhgënjeu shpresat e 2013

Një boomerang për Edi Ramën

Në një shkrim të gjatë italiania “Il Fatto Quotidiano” shkruar nga Tiziana Colluto përmend një shembje që erdhi pas 2 viteve të gjatë të mbushur me protesta që sipas saj “nuk mund të anulohen brenda disa minutash, por ato zënë rrënjë”.

“Monument kulture mbrohet nga populli”: për 27 muaj ai rezistoi, si një “monument kulture i mbrojtur nga populli”, por në agimin e së dielës, Teatri Kombëtar i Tiranës u shemb nga goditjet e buldozerëve. Shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve 1930 duhet t’i lërë vendin një strukture mega-futuriste, pas së cilës ekzistojnë dyshime të forta për spekulime ndërtimi. Ai që ishte pushtimi më i gjatë për mbrojtjen e një të mire publike në tokën shqiptare, e nxitur jo nga opozita politike, por nga opozita qytetare, rrezikon sido qoftë të kthehet në një bumerang për kryeministrin Edi Rama”.

“Il Fatto Quotidiano”: Shembja e Teatrit, pse heshtin autoritetet italiane

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Disa muaj më parë, ata donin t’i “dhuronin” një investitori 8 mijë metra katror ku është vendosur teatri. Në këmbim, ai do të ndërtonte një teatër të ri, dukshëm më të vogël, përveç kësaj parashikoheshin ndërtesa të larta dhe një qendër tregtare. Por marrëveshja bie era korrupsion. Ajo pengohej nga protesta e mbrojtësve të teatrit. Kryeministri Rama, nga ana tjetër, e quajti mbështetjen e opozitës si një papërgjegjshmëri në kohën e ‘luftës’ kundër pandemisë. Pretendimi se qeveria po përdor kufizimet e rrepta të lëvizjes për të krijuar fakte në rastin e Teatrit Kombëtar, duket se është i vërtetë”.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shembja e Teatrit bie era korrupsion

Rama si Vuçiçi
Gazeta Der Standart  në një shkrim të Adelheid ëoelfl vë theksin tek paralelizmi i Ramës me Vuçiçin. Ajo shkruan:Në fakt, rasti i aksionit te Teatri Kombëtar ngjason fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga autoritetet serbe, të cilat në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në lagjen historike Savamala në Beograd. ‘Njeriu i fortë’ i Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘njeriu i fortë’ i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkëqinj në rajon për sjelljen e tyre autokratike edhe në fusha të tjera. Dhe sigurisht që Rama e dinte se gjatë pandemisë, kur zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë të zbatonte vullnetin e tij”.
 

9 Comments

  1. “Jo kulture nuk kane, por nuk dijne nga lidhet Gomari…”

    Jane fjalet e sapo thena ne Parlament nga shoqe Elisa Spiropali kunder atyre qe mbronin teatrin!
    Dhe ka te drejte, kush me mire se shoqe Erisa i njeh Gomaret? Njerin prej tyre biles e ka quajtur ‘Skenderbeun e shekullit 21’…

  2. e more trimat e lapsit nuk e keni lexuar mire se njera thoshte eshte ngjarja me e tmerrshme pasd kullave binjake ne ameriqi

  3. Nëse ka një frazë fatale, që tingëllon si një krismë arme në mes të një koncerti, nëpër mitingjet e opozitës së sotme, është ajo që përfshin 21 janarin e vitit 2011. Kjo datë duhet hequr nga zhargoni zyrtar i PD dhe LSI, sepse përfaqëson ditën kur qeverisja e këtyre dy partive, la një gjurmë tragjike gjaku në kalendar. Kjo datë është kthyer zyrtarisht në standartin klasik të dhunës shtetërore, në etalonin e krimit në emër të mbajtjes së pushtetit, në precedentin klasik të daljes nga shinat dhe nga logjika të një qeverie të zgjedhur me votë.

    Një protestues pati fatin e keq ta bëjë këtë lapsus frojdian të mërkurën, në prani të ish-ministrit të brendshëm të 21 janarit dhe të një dyzine ish-ministrash dhe deputetësh të qeverisjes së asaj kohe. Është krejt e kuptueshme që, në dëshirën për të gjetur një krahasim mjaftueshëm ekstrem dhe makabër për shembjen e Teatrit Kombëtar, personi në fjalë nuk gjeti diçka më të skajshme se vrasjet shtetërore të 21 janarit të nëntë vjetëve më parë. Por është gjithaq e dukshme se krahasimi në fjalë kërcet, për të mos thënë që ulëret, duke marrë parasysh vitrinën politike të protestës së djeshme.

  4. TEATRI VDIQ . RROFTE TEATRI .
    TA NDERTOJME TE RI ME KUSHTET E SOTME TEKNIKE NJESOJ ME ATE ARKITEKTURE QE KISHTE .
    TE NDRYSHOJME SISTEMIN ZGJEDHOR DHE MENJEHERE NE ZGJEDHJE TE REJA VENDORE DHE QENDRORE NE TE NJEJTEN DITE .

  5. KY NJETI DALLIM KA NGA MILLOSHEVIQI SE AJ MBYLLI RTK SHKOLLAT HELMOJ NXESIT ETJ KUNDER NJE POPULLI TJETER PO KU SHEMB STADIUME TEATRA VJEDH POPULLIN SHTI PERQARJE NDET MJET KOSOVES E SHQIPRIS PADIT KRYEMINISTRIN E KOSOVES ATY KY E TREGOJ KUR THA PER RRUGEN E KOMBIT TE QON ASKUND DHE NE FUND TAKSA NA VI SI DENIM PO MA E KEQJA KY IDIOT NE KOHEN E TERMETIT PER NDIMA NUK E HOQI TAKSEN KY ESHT TRADHTAR I SHIPTARVE ME HASHIM THAQIN BATON STANISHIQIN ISA PISI ETJ

  6. San Siro mund të prishet. “Nuk paraqet interes kulturor dhe për këtë arsye nuk duhet të mbrohet nga Ligji i Trashëgiminë Kulturore.

    Kjo u deklarua nga Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, në Itali

    Paskësaj i hapet rrugë projekteve të paraqitura nga Inter dhe Milani për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e ‘Meazza’.

    Sipas Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, ai nuk mund të mbrohet nga ligji i trashëgimisë kulturore pasi te ky objekt arkitekturor, i ndërtuar në vitin 1925-’26 ka pësuar ndryshime të thella pas zgjerimit dhe adaptimit në vitet 1937-’39 dhe më pas në vitet 1953-’55, përveç atyre të viteve 1989-’90, si dhe nga punimet e pas vitit 2000.

    Me pak fjalë, sipas komisionit shtetëror, “arkitektura fillestare i është nënshtruar një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me publikutn dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për tq qenë një destinacion futbolli dhe argëtimi publik”.

  7. Kjo eshte e pa besueshme,,,Sepse ne keto artikuj gazetash ka nderhyre Berisha, ose Basha, Nuk mun qe ne nje qeveri kaqe demokratike, liberale, qe drejtohet nga bije ishesh, e kuqale te ish sistemit, qe kjo qeveri te veproi kaqe shemtuar, sa qe te behet problem nderkombetar, Me ket, opozita ka kryer nje krim, qe diskretiton demokracine e vendit me pararoje ne ballkan, diskretiton kryetarin e shtetit, qe bota apo ata qe se kishin njohur, po i largohen faqe ziut, por me e keqia eshte se me kete akt opoozita tregoi qe vepron kunder futjes ne europe te hajduteve, e mashtrueseve rilindas, Mund te themi qe asgje nuk eshte e vertete se kete e tha edhe idioti Rama, kot, shpifje, shpifje, andaj shtetaret e qelbesirave kane gati projektet qe te vjedhin, e te kapin, c;te kapin, Perse u bini havale punonjesve te krimit e droges, qe edhe per keto i shpifi opozita, andaj shoh shume sulme ndaj opozites, sot po i kuptoj se nga paskemi vuajtur ne, qe pas vitit 2013, qe mezi e fituam pushtetin duke mashtruar e genjyer nje popull mbare e me punen e ndereshme , pa kompromis ne lufte kunder armikut, edhe populli po rri urte, e nga njehere shohim ndonje qe therret’ Te rroje, Rama, Lum ne qe te kemi, Vazhdo e puno te keqen, merua shpirtin popullit,,,,,e pra e shihni se sa te mira e te aredhme kemi me kete shtet te Bashes, e Berishes, Prandaj mos leni koment pa i diskretituar. Dy fjajale per kete nderhyrje ne faqen e botuar,, Kjo eshte bere nga flama rilindase per sabotim te portalit, pra quhet nderhyrje, e pa ligjeshme ne punen e tjetrit, por pushteti i njishit ku do ta dije, Dhe sa gjera, te tjera profesionale qe bejne keta ne nderhyrjen privacise,,,,,,,por vehten e ruajene,,,Deri kur……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu