• |
ide | kryesore

Pjanic refuzon përfundimisht Psg: kërkon të luajë vetëm tek Barcelona

-Instant, Sport



Miralem Pjanic do të shkojë tek Barcelona e vetëm tek Barcelona: e përditshmja spanjolle e Mundo Deportivo është natyrisht e orientuar nga ajo që ka shprehur mesfushori boshnjak që, nëse largohet nga Juventus, do ta bëjë vetëm për të luajtur e për të fituar me Messi. Tratativa mes dy shoqërive nuk është pranë definicionit, por vullneti i lojtarit i hap rrugën akordit.

Presingu i bërë nga Leonardo duket se nuk po bën efekt: braziliani sheh tek Pjanic njeriun perfekt për të bërë organizatorin e mesfushës së Psg, por në të njëjtën kohë po vazhdon të marrë si përgjigje refuzimin e boshnjakut, që nuk e bën cështjen ekonomike. E për të njëjtin motiv refuzoi edhe Chelsea e Manchester United.

Pjanic beson se Barça i përshtatet më mirë mënyrës së tij të të luajturit e idesë se si duhet luajtur për të fituar. Blaugrana besojnë se një profil si ai i Pjanic, në kulmin e maturisë futbollistike me 30 vitet mbi supe, mund të ndihmojë lojtarët e prespektivës si Trincao e Pedri që do ti bashkohen grupit në korrik. E sipas asaj që insiston e sigurtë e përditshmja spanjolle, gjëja e sigurtë është se Pjanic do të luajë tek Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *