• |
ide | kryesore

Reagimet/ Kush po bën marrëveshje pas krahëve për reformën në drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një deklaratë në pak rreshta e Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim ka ngitur një furtunë pikëpyetjesh për atë që po ndodh në politikën shqiptare. Shefja e selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit shkruan për një marrëveshje “pas krahëve” me qëllim minimin e reformës në drejtësi.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, – shkruan ajo pa dhënë detaje se kujt i referohet.


Pas ambasadores amerikane ka reaguar kryeministri Edi Rama me një thënie të Shekspirit. “Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë ketu!”, – shkruan Rama.

Më pas erdhi një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë” – shkruan Basha.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili thotë se nuk është koha të rihapet diskutimi mbi bazat e Reformës në Drejtësi.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Ky nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE” – thotë Basha, por edhe ky nuk i referohet asnjë rasti konkret.

Në mediat përkrah qeverisë deklarata e SHBA i është faturuar Presidentit Meta dhe takimeve të tij të fundit ndërsa mediat pranë opozitës thonë se shkak është bërë deklarata e një deputeti anonim socialist për të riparo reformën në drejtësi. Të gjithë flasin, por askush nuk hap letrat. ©LAPSI.al

10 Comments

  1. Reforma ne drejtesi ne Shqiperi po behet legjende. Duket qarte qe kjo reforme po sabotohet nga te gjitha krahet e politikes
    Zonja ambasadore duhet ti japi nje mesim te mire ketyre fytyrave qe punojne kunder shqiptareve

    1. Më 14 maj 2020, Adnor Shameti propozoi ndryshimin e kritereve përzgjedhëse për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

      Deputeti socialist e justifikoi ndryshimin e ligjit me nevojën për të përshpejtuar plotësimin e dy gjykatave me gjyqtarë.

      Ky projektligj po shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

      ****

      DMTH KIM e ka me opoziten sipas Rames

  2. Tek fotoja siper keta paskan dale fiks si marksi, engelsi, lenini meperpara baballare te revolucionit. Vetem ramen e ka nxire pak

  3. Gjithe horrat e krimit dhe mafjes sorros pedofil kellires &co qe ndyn boten krejt bashk i ke. Henkshin kaptinat e qelbta me njeri tjetrin me zi se cpo i han.

  4. Janullatos nga tirona, ha ha ha. Eshte bere janullatos me calme dhe brekudhe, ka filluar dhe rakine.😱🤮🤧

  5. Më 14 maj 2020, Adnor Shameti – Partia Socialiste- propozoi ndryshimin e kritereve përzgjedhëse për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

    Ky projektligj po shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. – Ulsiu po e shqyrton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu