• |
ide | kryesore

Reagimet/ Kush po bën marrëveshje pas krahëve për reformën në drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një deklaratë në pak rreshta e Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim ka ngitur një furtunë pikëpyetjesh për atë që po ndodh në politikën shqiptare. Shefja e selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit shkruan për një marrëveshje “pas krahëve” me qëllim minimin e reformës në drejtësi.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, – shkruan ajo pa dhënë detaje se kujt i referohet.

Pas ambasadores amerikane ka reaguar kryeministri Edi Rama me një thënie të Shekspirit. “Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë ketu!”, – shkruan Rama.

Më pas erdhi një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë” – shkruan Basha.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili thotë se nuk është koha të rihapet diskutimi mbi bazat e Reformës në Drejtësi.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Ky nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE” – thotë Basha, por edhe ky nuk i referohet asnjë rasti konkret.

Në mediat përkrah qeverisë deklarata e SHBA i është faturuar Presidentit Meta dhe takimeve të tij të fundit ndërsa mediat pranë opozitës thonë se shkak është bërë deklarata e një deputeti anonim socialist për të riparo reformën në drejtësi. Të gjithë flasin, por askush nuk hap letrat. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Reforma ne drejtesi ne Shqiperi po behet legjende. Duket qarte qe kjo reforme po sabotohet nga te gjitha krahet e politikes
    Zonja ambasadore duhet ti japi nje mesim te mire ketyre fytyrave qe punojne kunder shqiptareve

    1. Më 14 maj 2020, Adnor Shameti propozoi ndryshimin e kritereve përzgjedhëse për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

      Deputeti socialist e justifikoi ndryshimin e ligjit me nevojën për të përshpejtuar plotësimin e dy gjykatave me gjyqtarë.

      Ky projektligj po shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

      ****

      DMTH KIM e ka me opoziten sipas Rames

  2. Tek fotoja siper keta paskan dale fiks si marksi, engelsi, lenini meperpara baballare te revolucionit. Vetem ramen e ka nxire pak

  3. Gjithe horrat e krimit dhe mafjes sorros pedofil kellires &co qe ndyn boten krejt bashk i ke. Henkshin kaptinat e qelbta me njeri tjetrin me zi se cpo i han.

  4. Janullatos nga tirona, ha ha ha. Eshte bere janullatos me calme dhe brekudhe, ka filluar dhe rakine.

  5. Janullatos nga tirona, ha ha ha. Eshte bere janullatos me calme dhe brekudhe, ka filluar dhe rakine.???

  6. Më 14 maj 2020, Adnor Shameti – Partia Socialiste- propozoi ndryshimin e kritereve përzgjedhëse për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

    Ky projektligj po shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. – Ulsiu po e shqyrton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *