• |
ide | kryesore

Takimi me ambasadorët e BE/ Presidenca: Çfarë u diskutua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca jep detaje për mediat mbi takimin që zhvilloi Ilir Meta me ambasadorët e vendeve të BE. Presidenti i Republikës organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëme të tensionit shoqëror dhe politik në vend.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimin se shkatërrimi i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporcionale e policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit.

Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.

Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioriteteve të BE që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit.



6 Comments

  1. U diskutua si do ta mbajme cizmen tone ne futin e shqiptareve qe te vazhdojme ti perdhunojme ti vrasim ti varferojm ti shtypim ti percajme e ti sundojme te vazhdojm ti skaverojm dhe ti depersonalizojm si ti shthurim dhe ti drogojm e ti helmojm…..Po punojn fort..

  2. o popull dili vet per zot fatave te tua ambasadoret dhe kyri po bejne esperimente per te pare deri ku i kane kufijte nervat tona duke minuar cdo nje si dhe reformen ne drejtesi sistemin e zgjedhjeve gjysma gjel qe te vjedhin sa me shume hajdutet

  3. Nëse ka një frazë fatale, që tingëllon si një krismë arme në mes të një koncerti, nëpër mitingjet e opozitës së sotme, është ajo që përfshin 21 janarin e vitit 2011. Kjo datë duhet hequr nga zhargoni zyrtar i PD dhe LSI, sepse përfaqëson ditën kur qeverisja e këtyre dy partive, la një gjurmë tragjike gjaku në kalendar. Kjo datë është kthyer zyrtarisht në standartin klasik të dhunës shtetërore, në etalonin e krimit në emër të mbajtjes së pushtetit, në precedentin klasik të daljes nga shinat dhe nga logjika të një qeverie të zgjedhur me votë.

    Një protestues pati fatin e keq ta bëjë këtë lapsus frojdian të mërkurën, në prani të ish-ministrit të brendshëm të 21 janarit dhe të një dyzine ish-ministrash dhe deputetësh të qeverisjes së asaj kohe. Është krejt e kuptueshme që, në dëshirën për të gjetur një krahasim mjaftueshëm ekstrem dhe makabër për shembjen e Teatrit Kombëtar, personi në fjalë nuk gjeti diçka më të skajshme se vrasjet shtetërore të 21 janarit të nëntë vjetëve më parë. Por është gjithaq e dukshme se krahasimi në fjalë kërcet, për të mos thënë që ulëret, duke marrë parasysh vitrinën politike të protestës së djeshme.

  4. Nje mut eshte diskutuar . Kur do heqim dore nga servilizmi , e cjan keta ambasadoret qe pyeten per cdo gje ? Keta Jane ne Shqiperi ,per ahegje , per orgjira , me ne krye Sooorreken i cili ben vrap e ” mbledhje” me velinat qeveritare . Ta shajme sa te duam Ramen por nuk pjerdh per ambasadoret e per kete i lumte . Ne kete grup ambasadoresh perjashtoje ambasadoret e Gjermanise e Britanise te cilet i vleresoje . Se si ka arritur Rama te MOS pjerdhi Soooorreken me shoke e shoqe eshte merite e tije e i lumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *