• |
ide | kryesore

Veliaj si një personazh i “Ushtari i mirë Zhvejk”

-Instant, Blog, Lajme



Që prej datës 17 maj 2020, të gjithë njerëzit, duan apo nuk duan, u pëlqen apo jo, kanë parë sesi Demokracia Shqiptare ka ngelur në mes të rrugës, e bërë qull, pasi mbi kokën dhe trupin e saj ka kohë që bie rrebesh spira e oligarkëve. Kjo spirë që i bie asaj mbi kokë me arrogancë me dhunë, hapur, pa teklif me gjasë do vazhdojë.

Dhuna e disa oligarkëve që duan të ndërtojnë kulla në çdo centimetër katror të qendrës së Tiranës vetëm mund të përshkallëzohet në muajt që vijnë, pasi ata e kanë humbur durimin e kaparëve që kanë dhënë, dhe nuk kanë më nerva të durojnë paqartësitë që përmban periudha parazgjedhore.

Rama, i cili u është spërdredhur sa ka mundur “detyrimeve” dhe “kamatave” të akumuluara prej kohësh që kur ai vetë ishte Kryetar Bashkie, ka gjetur tek Veliaj në këto momente ekzekutorin perfekt. Më kujton atë që Jaroslav Hashek, në romanin e tij “Ushtari i mirë Shvejk”, e ka përshkruar si Pepiku. Pepikut i thoshin: Hidhu! Dhe Pepiku hidhej.

Pepik Veliaj, siç mund ta keni parë, nën “kërcënimin” se mund t’i ndërpritet çdo karrierë, pra që Rama mund të mos ta ri-kandidojë më as si Kryetar bashkie në rast se bëhen zgjedhjet lokale për të korrigjuar votimet moniste, apo të mos i lerë trashëgim partinë, nuk ndalet para asgjëje.

Shembja e Teatrit Kombëtar prej tij, nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit, është një veprim që ka shkelur çdo ligj, procedure, afat kohor, kompetencë etj, etj. Diskutimi për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk është as estetik, as referendar, as elektoral, as imagjinar, është thjesht faktik, ligjor.

Juristë të ndryshëm, pa përjashtim e kanë çmontuar këtë veprim, hap pas hapi, ku çdo sekuencë e këtij veprimi është një shkelje ligjore, për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi personale secili nga personat e implikuar në përputhje me rolin që kanë luajtur dhe veprimin që kanë kryer.

Pepiku dhe pepikët e tjerë që kanë hedhur firma, të trimëruar nga ndjenja e forcës së cubit dhe garancive për pandëshkueshmëri që kanë marrë, por aspak nga ndonjë mbështetje në ligjet ekzistuese të Republikës së Shqipërisë do duhet të dalin para gjyqit dhe të përgjigjen. Le të fillojë punën me ta drejtësia e re.

Por deri kur kjo të ndodhë, banda që ka marrë peng Tiranën, Shqipërinë do vazhdojë të rrëmbejë ç’të mundë. Mediet e kësaj bande do bëjnë ç’është e mundur për të squllur rezistencën e njerëzve. Njerëzit do vazhdojnë të veprojnë jo në përputhje me atë që duan dhe e quajnë të drejtë, por për inat të ndokujt tjetër.

Sot në Shqipëri ka shumë njerëz që rrinë në shtëpi e vështrojnë, dhe nuk dalin në rrugë për të kundërshtuar padrejtësitë, pasi nuk duan që përmes këtij veprimi që mund të rrëzojë qeverinë, të vijë në pushtet Luli. Më shumë se të pengojnë ardhjen në pushtet të Lulit, të gjithë këta njerëz janë kthyer “pa kuptuar” në rojtarët më besnikë të bandës në pushtet, edhe pse mund të mos ta kenë votuar ndonjëherë atë. Njësoj si ata që shohin nga mbrapa perdes apo që ruajnë tek cepi i rrugicës kur banda është duke vjedhur shtëpinë e ndonjërit.

Ndërsa Shqipëria po bëhet gropë – gropë ligjore, ekonomike, sociale, shumë prej nesh rrinë në shtëpi që të ruajmë me vendosmëri se mos vjen Luli në pushtet. Për fat të keq, në Shqipëri, kauza e inatit ka ende më shumë mbështetës se kauza e së drejtës. Kauza e të drejtës do bythë, dhe prandaj shumëkush gjen justifikimin, rehatinë e rojës që nuk lëviz nga shtëpia nga frika se mos vjen x apo y në pushtet. Asnjeri prej nesh që bën këtë nuk është i ndryshëm nga Pepiku.

Mos rri n’shpi!

Syri.net



6 Comments

  1. Nëse ka një frazë fatale, që tingëllon si një krismë arme në mes të një koncerti, nëpër mitingjet e opozitës së sotme, është ajo që përfshin 21 janarin e vitit 2011. Kjo datë duhet hequr nga zhargoni zyrtar i PD dhe LSI, sepse përfaqëson ditën kur qeverisja e këtyre dy partive, la një gjurmë tragjike gjaku në kalendar. Kjo datë është kthyer zyrtarisht në standartin klasik të dhunës shtetërore, në etalonin e krimit në emër të mbajtjes së pushtetit, në precedentin klasik të daljes nga shinat dhe nga logjika të një qeverie të zgjedhur me votë.

    Një protestues pati fatin e keq ta bëjë këtë lapsus frojdian të mërkurën, në prani të ish-ministrit të brendshëm të 21 janarit dhe të një dyzine ish-ministrash dhe deputetësh të qeverisjes së asaj kohe. Është krejt e kuptueshme që, në dëshirën për të gjetur një krahasim mjaftueshëm ekstrem dhe makabër për shembjen e Teatrit Kombëtar, personi në fjalë nuk gjeti diçka më të skajshme se vrasjet shtetërore të 21 janarit të nëntë vjetëve më parë. Por është gjithaq e dukshme se krahasimi në fjalë kërcet, për të mos thënë që ulëret, duke marrë parasysh vitrinën politike të protestës së djeshme.Shano i nanos shkruan te syri i Qimit te zenit te salihut e metes

  2. Teatrin e shemben me konsensus te plote, Rama, Basha, Monika, Meta, Berisha.
    1 – Pse u largua Basha per nje sy gjume?
    2 – Pse Mona ju tha artisteve ne oren 3 te nates, shkoni ne shtepi, sepse asgje nuk ndodh?
    3- Si ka mundesi, qe levizin 2 mije forca policore, neper Tirane, ne oren 4 te mengjezit dhe askush nga opozita nuk e mer vesh?
    4 – Si ka mundesi qe levizin fadromat e bashkise dhe punonjesit e saj nga ora dy e nates deri ne oren 4 e 20 dhe askush nuk i ve re?
    5- Jo nje, por disa police digjital, apo qytetare dixhital e njoftuan Berishen, por ky e dinte cdo te ndodhte dhe i leverdiste te ndodhte.
    6- Edhe presidenti u njoftua, por edhe ky e dinte se cpo ndodhte.
    Te ikin 2 mije police nga shtepite e tyre ne oren 2 te nates per tu rreshtuar ne komisariate dhe askush te mos e vere re?
    Mos ja futni kot. Kishte kordinim te persosur…

  3. Uaaa. Lapsi paska kopju nga Syri!!!
    Ku u katandiset
    Po ky kari i ngrefur lart ne foto, kush eshte ?

  4. LLOGJIK KARABUSHI. JA ERDHI LULI NE PUSHTET ÇFARE NDRYSHON? JU DONI RROTACION PUSHTETI PER TE NA E NGOPUR SA KRAHU KURSE NE DUAM TJU QIM MOTRAT DHE GRAT TY , LULIT ,LAL KURVES , PALLOSHIT DHE GJITHE KASTES POLITIKE .

  5. Skrim me te dobet , me pa vlere dhe idiot se ky nuk kisha lexuar . Edhe nje militant i mirefillt do fliste pak me ndryshe se ty . Jeni ne teresi nga trute e kokes apo çfare ? Palloshi i anetes dhe lal kurva duhet te shporren jo vetem nga pushteti por edhe ky vend . Por kjo nuk e bene lulin burre me te mire , perkundrazi , heshtja e tij , mosndryshimet ligjore , tallja e bythes me lektoratin e shume te tjera e bejne njesoj per mos me thene me te keq se palloshi i anetes.
    Thirrini mendjes o idioooooter nuk ka me qofte tek daja . O ndyshoni o shkoni ne p*dh te atyre kurvave qe ju kane pjelle .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *